William Butler YEATS
Kalendari poetik: W. B. Yeats (1865-1939)
Më 28 janar 1939 vdiq William Butler Yeats, poet, dramaturg, dhe shkrimtar e nacionalist irlandez. Në vitet 20 qe edhe senator i shtetit të lirë të Irlandës. Në poezinë e tij ndikoi ndjeshëm folklori i popullit të tij dhe poezia e një tjetër irlandezi të famshëm, ajo e Percy Bysshe Shelley-t. Fitues i çmimit Nobel në vitin 1923. Ja përzgjedhja ime në përkujtim të tij:
TESHA QIELLORE
Të kisha një cohë qiellqëndisur
Endur me fije t’argjendtë dhe të artë
Nëpër të me blu të errët ujdisur
Me dritë dite dhe të zezën e natës,
Do ta merrja të ta shtroja nën këmbë:
Por i varfër jam dhe kam vetëm ëndrra;
Vetëm ato mund të t’i shtroj nën këmbë;
Ndaj ec lehtë, kur të më shkelësh ëndrrat.
© shqipëroi Maksim Rakipaj