Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

ERRËSIRË

Dritat?!…
U fikën.
Zbehtësia e hënës
Rënkonte!…
Qytetin varrezë.

 

ZGJIME

Mes natës!…
Dhe dashurisë së tejkalimeve
mbetëm
gjithmonë!… Kërkuar.

 

HESHTJE

Të vrarë,
Të heshtur…
Të munduar!
Gjiri i nënës
A kish shteruar?!…

Qumështi i saj
Më, nuk pikonte
Loti në rrjedhë…
Trishtim afronte.

 

TROKITJE

E humba dritën
dhe ditën
mbi freski
errësira hidhte
kthetrat
mbi penelin tim
dëgjoj!…
Shiun që troket
në furinë
e shkarkimeve
Një biletë
pa çmim, imazhin
më afron
natyra dhe unë?…
Soditjeve
qëndrojmë si një mbishkrim
i vetëm
më arnonte!… Shpirtin.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s