Ndalesë e Njëqind e Dyzetë e Tretë – Jorgos Bllanas / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Jorgos Bllanas

 

Ndalesë e Njëqind e Dyzetë e Tretë

…] mali, përplot pemëthana
dhe flatëronte përmbi majë
një e padenjë zhele,
larë
në gjak, se këtë, fort e deshte
të jetojë sikundër pandehte,
si i takon të jetojë –
ky: po ky, i njëjti: Ew, xwe
ta marrë dreqi
… ] zhele
edhe përmbi, ngjyrë all
kthetër e një gjysëm hëne […
… ]Ge<ca>r<ci>n<us> […
dhe ylli brejtës […
… ] i stepës † Ay Yildiz
… ] ushqyer […
… ] me llumin
e Maxhikertit […
Frëngu ja mbathi, mercenarët
Gjermanë, kishin dalë për të plaçkitur
fshatrave përreth, vetëm tradhëtarët,
ata kishin mbet
në krah të perandorit –
gjithkush nën përgjesinë e vet… NËN PËRGJEGJËSINË E VET!
“Kafshë e tjetërsueshme njeriu!”
shkroi i pari i tradhëtarëve,
( Mihalis Pselos, Kronologji 7 : 5 )
…] †sharje † […
…] †Ay† siktir! […
…]
…]
Prej rapullish qiriri[…
…] të †Fanarit† [……
…] Fjalë bubullimë
edhe përtokë, gjithë Veriorët… e mandej
kthim
shpirtëror: “Kombi(?) ynë, që të zhvillohet[…
…] tmerri […
… ] kryesisht për Kurdët
Lutemi përditë, se ju dhe <For>cat<e><arma>tosura
<T>ur<ke> do t’ia dilni për zot
të fitoni lirinë […”
… ] ah, të lidheshin fjalët tuaja
me ajrin e ndotur,
– të mos mbyten në helmin e tëmthit, farmak
dhe në shkumën e †sharjeve†
përkthyer: “prit edhe pak”!…
… ] kjo që po bëjnë është pandershmëri
Janë absurdë, madje të pafe.
Duan të trandin qetësinë
e të madhit, tonit mbret…
Ndaj edhe unë i mallkoj
mos i trettë kurrë as varr as edhe dhe
përjetësisht, flakë e ferrit t’i mbulojë.
I mallkoj
ata
dhe gjithë, sa pas tyre shkojnë!
Nëse nuk e kuptojnë, se janë molarë
dhe gënjeshtarë
dhe nëse nuk pendohen,
dhe nëse nuk kthehen në udhë të Perëndisë
dhe t’i përkushtohen qetë – qetë
dijes dhe filozofisë”
… ]
… ]

Eshtë, tmerr të biesh në kthetrat
… ] e djallit!
Kush vallë prej aty shpëtoj?!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

V.O…. (Kjo poezi, është copëz nga aforizma, që ju bëhet kryengritësve 1821, nga Kryepeshkopi Grigor E′!…. Shënim i përkthyesit)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s