Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

E ÇMENDE DHE VDEKJEN

Ç’bën kështu,usta?
Kaq shpejt prishe zinë?
Dhe sot me kaba?
Trëndafilat ngrinë.

Te burim i Coles,(1)
Sot burojnë veç lotë,
Një kallam po dridhet,
Plot po pret nje gotë.

Na ke lagur fjalën
Me kripën e lotit,
Po merr rrugë të largët
Qeraxhiu i Zotit.

Me kabanë që rrite,
Vet legjenda mbete,
Vdekjen e çudite,
E çmende dhe vdekjen.

1.Burim buzë Vjosës ku usta *Laveri peshkonte dhe projektonte meloditë.

 

KUJTOJME

Kur na godit zemrën një krim,
Kujtojmë që kriminelët i kemi patur mes nesh,
I kemi ushqyer me trimëri e lavdi,
Duart dhe rrugët ua kemi lënë të lira,
Natën ua kemi falur të tërën ,deri në yllin e fundit,
Xhepat ua kemi mbushur si kacekë,
Policëve u kemi thënë të kërkojnë në drejtim të paditur,
Gjyqtarëve u kemi rrahur shpatullat e dhjamura,
Politikanëve ua kemi lënë bodiguardë…
Kur ndodh një krim,
Vetëm ate çast kujtojmë,
Pastaj shajmë,zihemi,mallkojmë…harrojmë.

 

***

Mos më thuaj
se shpresa
është bërë shpellë,
një shpellë ku flenë lakuriqët e natës.
Mos më thuaj
se qielli është mbuluar nga insektet.

 

Ç’t’u them pulëbardhave?

(Takimi i fundit me tim vëlla)

Vëlla,ti që detrat ke çarë e ke bredhur,
Pse nuk po çohesh sot nga shtrati?
Po më dukesh si një nëndetese e fshehur,
Vetë deti pas Karaburunit po ikën nga ianti.

Sot nuk më le me detin të takohem,
Me atë det që lidhe plot një jetë.
Pse më bëhesh valë e kripur përplasur në qerpikë?
Në syrin tënd sot dua të zgjohem.
T’i shtrydh qiejt qoftë dhe për një rreze dritë.
Më thuaj një fjalë e të largohem
Ç’t’u them pulëbardhave në breg?!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s