Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

DASHURIA ËSHTË BEKIM

Me fatin kisha kohë që rrija zemëruar,
jetës ëndërroja t’i jepja një tjetër ngjyrë,
kërkova dritë jeshile lëkurës së brazduar,
dhe fletëvë butësisht t’u hiqja fajësinë.

Papritur erdhe ti,që aq shumë kërkoja ngahera,
atë buzëmbrëmje hoqe ankthin tim të trishtë,
brënda shpirtit tim mbolli rrënjët pranvera,
nëpër ajër u tretë ajo jetë me fytyrë te nxirë.

Mbi supin tënd, e qetë kokën vendosa,
buzëqeshjen fisnike ma hodhe në buzë,
pse jeta m’i kish qepur drithërimat e ftohta,
kur brenda saj paskish diell kaq shumë.

Asnjëherë si femër s’më kishin trajtuar,
zemra më kullonte lotë vreri e zhgënjim,
sikur kisha një njollë brënda trupit të harruar,
e shpirti me fluturonte pa sens,e pa argëtim.

Askush në jetë dhurata s’më kish falur mua,
si ato që më bëre ti, pa asnjë paragjykim,
dhe bukuria e syrit që më deshi si grua,
kur puthi zemrën që s’kish njohur dashurinë.

Atë çast shpirti,si fëmijë më qau i gazmuar,
kuptova që si femër kisha akoma vlerë vet,
ja fala dashurinë që priste fatin e bekuar,
këtij burri ëngjëll që më solli sërish në jetë…

(Poezia është mesazh për të gjitha femrat që fati i ka gjykuar ashpër)

Shkeputur nga libri me poezi”Dashuria eshte bekim”

 

TI JE KRIZANTEMA QË JETËN MË ZGJAT …

…se askush s’e ka hijeshinë që ke ti,
aromën tënde asnjë lule s’e ka,
ndaj të dua gjer në amëshim,
se je, krizantemë mbirë në gjak.

Kremtimit të lulëzimit tënd,në Janar,
po të dhuroj diellin,që shpirtit kam,
të mposhtësh dimrin me borë e acar,
të përtërihesh,o krizantemë e bardhë.

Përpiqem për ty,të kesh jetë të begatë,
ndaj të fal fjalë magjike për çdo natë,
fle dhe zgjohem me dëshirën e zjarrtë,
të të shoh stolisur,o krizantemë e bardhë!

 

S’ MË THAHEN LOTËT NDËR SY…

Ku je bir i nanës?Dymbëdhjetë vjet harruar,
asnjë zog lajmëtarë s’më ka thënë një fjalë,
tretur nën yjet vezullorë, shpirt përgjëruar,
ngashërehem me lot hidhërimi çdo natë…

Ah,aroma jote bir,aromë e gushës zbardhuar,
plagë vrerosurën ma trazon në kraharor,
gjoksit kam vënë këmishën tënde zbukuruar,
kur të bëhesh dhëndërr ta vesh vet me dorë!…

Njëherë t’a dëgjoj nana zërin tënd të drithëruar,
kur më the se sëmundja të dergji në shtrat,
dheut të huaj përpëliteshe fillikat i vetmuar,
sylotuar,qysh atëherë, atë zë dëgjoj çdo natë.

Përsëris më vete puhizën e fjalëve të ngrohta,
fëshfërimë e erës më përgjon duke qarë,
zogjtë s’i rrahin,krahët kur fluturojnë mbi mua,
nuk më bezdisin,se e dinë që me veten flas.

Nata më vesh supit melodinë për t’më qetësuar,
por brënda gjirit tim, luhet muzika e zërit tënd,
mëngjeset e prillit më hedhin lulet hijeshuar,
por shpirtin ma qetëson koka jote mbi prëhër.

Rrezja,dritë e diellit më shkel synë gjalluar,
dhimbjen ta harroj, që buzës t’i jap pak gaz,
ngrohtësinë ma hedh mbi të rreshkurat duar,
zjarr këtë dorë ma bën puthja jote mjaltë.

S’më thahen lotët derisa të më vish përmalluar,
mbi tokë të pluskojnë dhe ta vaditin këtë bar,
zambakë malli të mbijnë këtij pragu jeshiluar,
kur të vish si pëllumb t’i vendosë nana mbi ballë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s