Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Malli im

Malli im, ortek që rrokulliset venave
Dhe bie greminave të melankolisë.

Malli im, jehonë që përplaset shpateve të mendjes
Dhe përshkon shtrateve të artereve

Malli im, udhëtim me busull drejtë galaktikave
Gjen forcën e arsyes dhe peshën e pasionit

Malli im, udhëton netëve pa yje me sytë e shpirtit
E merr udhën e qumështit për tek ylli polar.

Malli im, përkundet si velë magjie
Dhe mbulohet nga eklipsi i jetës.

Malli im…

 

Poema ime

Jeta përfundon si të ishte një roman
Unë shkruaj poemën, të sapo nisur
Peshën e dimrit, libri në shpinë mban
Po dhimbjet, sa keq i paskam grisur.

Poema ime është si pemë shekullore
Ku shihen që të gjitha ngjyrat e stinës
Fatet në një boçe, si gishtat e një dore
Flenë në përgjumjen e gjatë të klimës.

Tërë zjarrin e jetës, këtu ta shkruaj dua
Kur t’i kem thënë të gjitha çfarë ka toka
Me zemrën zbërthyer si një varr i hapur
Në vend të gurit, poemën më lini te koka.

 

Në ëndrrën reale

Lodhje dëshirash
Ndarje fjalësh
Zvenitje e brendisë
Vijë e tërheqjes
Harresë pêr atë ..
Që i pëshpërit detit
Simfoni e pandarë
Fundi i bukurisë
Pushon së ekzistuari
Kur dashuria shtyn
Në ëndrrën reale
Mbi lëkurën e detit
Nostalgji e një zemre
Drama e ligjeve të jetës
“Më do?”
“S’më do ”
Lexon apostrofa
Si gjethe të rëna të ngurrimeve
Tona!
Brenda realiteti
I rinovuar në menyrë të vazhdueshme
Kishte diçka të mirë dhe konkrete
Rrëfenjë pa ndrojtje
Nuancë origjinale që ka nevojë
Për krenari të pasur, të dukshme
Vështrimi përmbyset
Nga shtangia e ngurtë e buzëve
Indiferencë e ngurtësisë së kohës
Maskat vallëzojnë në heshtje të larmishme
Engjëjt ngjajnë me ata që përjetësojnë pasionin.
Shkëlqimi i tyre më burgos brenda syve të tu i dashur.
Premtimi i virgjër i gjen fjalët dhe hyjnë pa zhurme në jetën tonë
Ziliqarët le të tërbohen nga shkëlqimi i trupave tanë.
Krenaria më përmbyt deri në zhdukje
Përulur në forcën time që më kërkon fitimtare.
Sot ngopem me frymë dashurie
Ka ende lëvizje duarsh në këtë tryezë
Vështrime të ngulura të kthjellta
Pikëllim që i jep pasionit
Formën e tij kaq të shdritshme

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s