Poezi nga Juljana Mehmeti
Rilindur
Mësova të hesht,
si nimfa pa zë ndëshkuar nga Hera
xhelosisë së pafre të kryeperëndeshës
pamundësisë time të shprehja ndjenjën.
E mbeta e heshtur
Olimpit me zemrën lëshuar përdhe
rrahjeve të shurdhëta
kordave memece
syve që përpinin të tëra qiejt
e shndrisnin altarit në verbime diejsh.
Rilindur si Dionise
mëshirës së Zeusit u ktheva sërish
unë sirena e ujërave të kaltra
shfaqur valëzime detit dashurisë.
…julja…