Ti më pyet / Poezi nga Kastriot Malo

Poezi nga Kastriot Malo
 
 
Ti më pyet
 
Mos më pyet nga vij unë
 
Buzët e etura për puthje
i kam shuar në spithare,
me prushin që mbanin brenda
dhe pyllit i vinin zjarre.
 
Mos më pyet nga vij unë
 
Borën kam mbajtur mbi supe
gjoksin i kam vënë erës.
Pse nuk solli lulen time,
s’ i mbajta mëri pranverës.
 
Mos më pyet nga vij unë
 
Rininë time aty kam tretur
bridhja pyjeve i harlisur,
velesha me mjaltë blete,
nga kosheret arratisur.
 
Mos më pyet nga vij unë
 
Duheshim me gojë nuk flisnim
do të të rrëfej më shumë
Zemra nga vendi nuk dilte,
veten shtrydhja i pagjumë.
 
Mos më pyet nga vij unë
 
Këngët e mia peng i lashë
zëri honeve është fshehur,
Orkestër ishin birbilat
nëpër vazhda e korije.
 
Pse me pyet nga vij unë
edhe ylberin kam kaluar
dhe sërish kam mbetur djalë,
po miken e mbajta mike,
dhe fjalën e mbajta fjalë.
 
1)-Spithare-(Gropa në shpella me ujë shiu)
 
(Bari, 28/ 1 / 2018).
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s