Është libri, jo filmi që ta zhvillon fantazinë (Marrë nga përmbledhja “Balistokaj Kajeroj” nr 7 , 2017 i autores Elzbieta Karcxewska) / Përktheu: Bardhyl Selimi

Elzbieta Karcxewska

Është libri, jo filmi që ta zhvillon fantazinë

(Marrë nga përmbledhja “Balistokaj Kajeroj” nr 7 , 2017 i autores Elzbieta Karcxewska)

Ai kish pëllëmbë shumë të gjata me gishtrinj tregues çuditërisht po ashtu të gjatë. I prekjaja ato pafrymë kur më printe mua udhës për në bibliotekë. I adhuroja shetitjet me tim atë. Ishtë kaq i gjatë sa, kur ngrija kryet për t’ju përgjigjur pyetjeve të tij, kisha përshtypjen që koka e tij ishte e zhytur në diell. Me mamanë unë shkoja rregullisht në shfaqjet e të dielave në kinemanë për fëmijët, me babanë lexonim përralla.

Isha pesë vjeçe kua ai më mësoi leximin, me shpresë që mos të më përkushtohesh më  aq shumë kohë. Im atë ose flinte, ose hante, ose lexonte libra. Nuk e mbaj mend fare ta kem parë të bëjë ndonjë punë shtëpie. Kur ai mungonte, unë zija vendin e tij në tryezë dhe lexoja përralla. Ai më thosh shpesh: Është libri, jo filmi që ta zhvillon fantazinë.

I paraqita një ditë “romanin” tim të parë, atëhere isha 12 vjeçe. E kisha shkruar në një fletore 16 faqeshe për matematikë. Ai e lexoi atë  me vëmëndje dhe, duke ma kthyer, më tha duke qeshur: Nuk është fillim i keq! Nëna ishte një grua tepër praktike, ndërsa im atë fantazist!

Unë isha pjekur atëhere kur fëmijët njiheshin me botën në orët e mësimit të gjeografisë. Por kjo botë abstrakte nuk më tërhiqte mua. Shumë nga ne ëndërronin për dërgesa nga SHBA me çokollata, pantallona apo pantofla me taka. Unë ëndërroja për SHBA vetë. Nga leximi i librave nuk e pranoja, që Winneton nuk jeton prej kohësh. Unë vazhdimisht isha bashkëluftëtarja e tij për të drejtat e gjithë njerëzve. Bashkë me çunat nga Sheshi i Armëve unë e qava vdekjen e Nemeçekut.

U lexoja përralla demve të mij të vegjël dhe atyre gjithashtu iu zgjua një dëshirë e pavullnetshme për leximin, përkundër asaj për të shikuar filma. Rroftë fantazia!

Kur u vendos të krijohej në Bjalistok[1] Qendra e Zamenhofit[2] dhe në të Biblioteka e Esperantos, gëzimi im qe i pakufishëm. Nuk dyshova për asnjë çast se do ja arrinim kësaj, dmth që do mblidhnim libra dhe gazeta në esperanto. E tërë bota me ngjyra e esperantos duhet të ishte e kapshme për ne!

Esperantistët e Bjalistokut e lajmëruan botën për ngjarjen “100 për 100”- Dhuroni 100 libra me rastin e shekullit të Bibliotekës së Podlahisë[3] dhe mbështetni përpjekjet tona për të krijuar bibliotekën e parë popullore me përmbajtje në esperanto. Ua dërguam thirrjen tonë qendrave më të mëdha të esperantos dhe gjithashtu esperantistëve të veçantë. Për vitin 2009 ishte caktuar Bjalistoku për Kongresin e 94  të Shoqatës Botërore të Esperantos dhe patëm shumë sukses! Gjatë Kongresit, në qendrën ndërkombëtare të tij, vullnetarët mblodhën në kuti libra të sjella nga mbarë bota.

Të ftuarit tanë sollën libra, që ishin kryevepra të letërsisë së tyre kombëtare, të përkthyera në esperanto. Një vit më pas, me pjesëmarrjen e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare Polake, drejtorit të Bibliotekës së Podlahisë dhe personave të tjerë të rëndësishëm u hap në Qendrën e Zamenhofit në Bjalistok dega nr 14 – “Biblioteka e Esperantos”. Sa krenarë u ndjemë duke paraqitur librat tona në esperanto!

Në Bjalistok nuk ka shumë objekte tepër interesante për turistët mesatarë. Ka veprimtari publike kohë pas kohe me traditë të gjatë, që tërheqin pjesëmarrësit vendorë dhe të huaj, por ditët e ndërmjetme janë të gri. Sa herë një qytetar i thjeshtë i Bjalistokut viziton Pallatin e Branickit[4] dhe Muzeun Historik ose ndonjë tjetër galeri pikture? Me çfarë kureshtie mund ta tërheqim  një të ftuar të papritur nga një qytet tjetër apo nga një vend tjetër? Qendra e Zamenhofit me ekspozitën për Ludovikun e ri e nxit fantazinë. Njerëzit pyesin:  Ҫfarë ndodhi më pas me atë gjuhë enigmatike, për të cilën më ka treguar dikush më parë? A ia vlen të mirresh  me një gjuhë të menduar në fillim  nga në mjek i ri para 130 vitesh? Historia ka shënuar tashmë 1000 prova për krijimin e gjuhës së planëzuar dhe thuajse të gjitha ato janë harruar.

Pas vizitës në ekspozitë të interesuarit vinë në bibliotekë. Është me interes që më shpesh e bëjnë këtë të huajt se sa polakët. Gjatë këtyre vizitave polakët zakonisht thonë: do ishte më mirë që ju të mësonit anglisht, në vend të esperantos. Atëhere unë e pyes: Cilin version të anglishtes më propozoni, sepse ekzistojnë 48 të tillë.

Kam pasë vetë problem të kuptoja një punëtor në një garderobë tepër elegante të hotelit “Claridges” në Londër, ku morëm pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Ai më foli mua në “cockney”- një lloj zhargoni vendor qytetës i anglishtes.

Të ftuarit e mij më thonë shpesh që esperanto është një gjuhë e vdekur. Atëhere unë ia kthej, që ajo nuk mund të jetë e tillë, sepse bazohet në gjuhët etnike, që zhvillohen vazhdimisht dhe e pasurojnë esperanton. Për shumë vetë ka qenë shokuese kur i kam informuar, se ata mund të studiojnë në Poloni dhe jashtë vendit për interlinguistikë në gjuhën esperanto.  U tregoj me shaka që edhe në universitetin e Hagës ka një degë të interlinguistikës dhe do të mirëkuptoheshin po të ankoheshin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës edhe me anë të esperantos.

Janë interesante vizitat e të huajve në bibliotekë. Në fillim, biem në ujdi për gjuhën që do përdorim dhe më pas ata pyesin shpesh:  Në se ju jeni të mendimit që esperantistët ndodhen kudo si milingona, përse ata nuk janë në qytetin tim? Atëhere unë ia nis të kërkoj në listen e adresave. Psh në “Jarlibro” që e boton Shoqata Botërore e Esperantos çdo vit. Shfletoj faqet e tij dhe kërkoj qytetin që u përmend dhe, në se e gjej, i kthehem krenare vizitorit duke i dhënë adresën. Ai zakonisht e fotografon faqen me adresën dhe më siguron se patjetër do ta takojë personin esperantist që jeton në qytetin e vet.

Në vitin 2011 një esperantist spanjoll që po punonte në Bjalistok shkroi një përrallë edukatike “Kato Koloro” (Macja Ngjyrë) për  një këlysh maceje të verbër. Ne e botuam atë në pesë gjuhë: kuptohet në esperanto dhe në Brajl. U bë një seminar ku ne përgatitëm mace prej leshi për kapakët dhe ilustrime shumëllojshme në kuti që fëmijët e verbër që ata t’i preknin për të krijuar një përfytyrim se si dukeshin heronjtë e përrallës. Të rinjtë e liceut shkruan skenarin dhe dhanë një shfaqje, ndër të tjera, edhe në ARKONES[5] që mbahet në Poznan[6]. Përralla “Kato Koloro” fitoi në vitin 2012 çmimin e parë në konkursin vjetnamez të përrallave që organizoi Shoqata Botërore e Esperantos.

Kur në vitin 2013 u fut me ligj në Poloni ndarja e plehrave një kolegu ynë shkroi përralën “Arushi”. E botuam atë në katër gjuhë. Gjatë mësimeve nxënësit udhëzoheshin si t’i ndanin plehrat, në esperanto dhe ata pastaj u tregonin prindërve si ta bënin këtë.

Falë botimit në disa gjuhë (njëkohësisht përveç polonishtes dhe esperantishtes edhe në anglisht, gjermanisht, bjellorusisht të të njëjtës përrallë) kur këto bien jashtë shtetit në duart e fëmijëve, përrallat mund të kuptohen.

Ne botojmë libra edhe për të rriturit. Deri tani ia kemi arritur të botojmë, ndër të tjera, vepra të njohura në letërsinë polake si “Papa” e Boleslav Prus-it, “Qvo vadis” e Henryk Sienkiewicz, poema të zgjedhura të nobelistes polake  Wislawa Szynborska, poetët bjalistokas Wieslaw Kazanecki dhe Jan Leonczuk.

Libri “Mia stelo” (Ylli im) është botuar në esperanto dhe ka udhëtuar për në Kopenhagen gjatë Kongresit 96 të Shoqatës Botërore të Esperantos në vitin 2011. Me rastin e takimit në Akademinë e Esperantos, erdhi edhe Felicja Raszkin- Novak- autorja e librit. Televizioni i Bjalistokut ka prodhuar një film për historinë e hidhur të kësaj gruaje interesante, ne i shtuam nëntekstet në esperanto dhe e shfaqëm filmin për publikun e kongresit. Kishte lule dhe lotë nga drithërimi i zemrave.

Biblioteka e Podlahisë është përpjekur të botojë edhe  versionin në esperanto të romanit të shkrimtarit të sotëm shqiptar Fatos Kongoli, “Lëkura e Qenit”. (Hunda Haŭto). Bashkë me përkthyesin e librit Tomasz Chmielik dhe esperantistë të tjerë ne vizituam, ndër të tjera, Tiranën në Shqipëri ku Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me ndihmën e esperantistëve vendas organizoi një promovim të gjerë të librit. Autori erdhi nga SHBA, Në se nuk do e botonim atë libër mbase unë nuk do kisha rastin fatlum të njihesha me Shqipërinë.

Një nga pjesëmarrësit në promovim tregoi me zemër të drithëruar për punën e tij të dikurshem në Ambasadën Shqiptare në Varshavë. E lutëm ta përshkruajë aventurën e tij dhe kështu u shkrua romani “Polakja” për një dashuri të madhe të një polake të re dhe një studenti shqiptar në kohën e regjimit komunist. Libri u botua në dy gjuhë, esperantisht “La Polino” dhe polonisht “Polka”.

Ҫdo vit lexuesit e “Bibliotekës Esperantiste” marrin pjesë në Leximin Kombëtar. Ata promovojnë letërsinë polake në gjuhën esperanto. Kurdoherë e kemi bërë këtë bashkë me aktorët e teatrit T3 që veprojnë në kuadër të Shoqatës Polake të të Verbërve në Bjalistok. Në një kafene shumë të bukur të gjitha vendet zihen! Gjuha dialektale e “La Nupto” (Dasma) që e lexoi e tërë Polonia madje nuk është e kuptueshme për të gjithë, por nuk kish rëndësi…

Esperantistët më të moshuar e quajnë me shaka dhe fshehtazi bibliotekën “Rrethi i Grave të Fshatit”. Dikush vjen për të marrë hua një libër të ri, por të shumtë janë atë që vinë thjesht për të përgojuar të rejat. Të mërkurën në përgojojmë në esperanto dhe kështu përmirësojmë nivelin tonë gjuhësor.

Më këndëshëm është kur rastësisht në bibliotekë takohen esperantistët e huaj. Kohët e fundit në tryezën e rrumbullaktë rrinin një suedez, një iranian, një francez dhe dy polakë. Të gjithë ata bisedonin në gjuhën universale esperanto. Në se mund të mirëkuptohemi pa prpblem në esperanto, bota jonë na duket me më shumë ngjyra., Njohjet që i bëjmë te tryeza e rrumbullaktë dalin të frutshme kur ne udhëtojmë nëpër botë. Është e bukur kur marrim vesh që diku- dikur- dikush është i gatshëm të të presë si i ftuar, gjë që është krejt normale në një familje të madhe

 

Përktheu Bardhyl Selimi, 17 janar 2018

[1] Qytet në Poloni

[2] Zamenhofi- krijuesi i guhës esperanto, 1887

[3] Provinca me qendër Bjalistokun

[4] Princ polak

[5] Veprimtari mësimore argëtuese e përvitshme

[6] Qytet në Poloni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s