Poezi nga Xhevat Latifi
Një çast arratie
Harron për një çast len kokën prapa
A ashtë arratia mollë e ndalume
Hidhesh përpjetë si pluhur eteri e bahesh fluturim zogjsh
Që ikin për jug e duken që kthehen n’shpi
N’shpi t’braktisur t’mykur gur e çati shtrembëruar
Me bar dhe pemë që nuk janë krasitur
duket si kthim ose ikje e Konstantinit që mbante peng fjalën e dhënë
Ka t’flladitur faqen nga gjumi n’dhé
mban një sy hapur nga malli
E kupton, diçka që nuk kemi kuptuar kurrë
Një çast arratie na bën me u k’thye me këmbë n’tokë
Me bë rrënjë lisi a gjumë në drurin e jetës!?
Zor ta kuptojmë sa kot turbullohemi
Ka kush mban në k’të botë
harmoninë e yjeve n’Rrugën e Qumështit *
Them: Me ikë nga liria me ra n’gjoksin tan
Thue: Kam me shkye (kodra) me ra tamli i bardhë
A ashtë arratia mollë e ndalume (harroj për një çast)
me vu (a me hjek ) pranga n’kambë e dorë…
*Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete!