Poezi nga Idriz Berisha Xhixhi

Poezi nga Idriz Berisha Xhixhi

 

KE AROMË PLANETI

Desha të të vesh me të verdhë
me ngjyrë të verdhë pranvere,
që me një frymë të t’përpijë
e flokun e gurtë ta kreh,
si floçkë e dal nga lumi.
Të shoh mbi shkëmb
tek ruaje hijeshinë për tjerët.
Sa shpejt zura buzëqeshjen
e luta t’ mos rrinte vetëm,
sa ta shtrydhi hënën mbi të,
i thash ;
ma dërgo shikimin n’pasqyrë
ndryshe aromën e luleve ta marr,
si atë ditë që aq afër qëndruam
sy me sy heshtjen grimcuam.
Këtë rrugë njohim veç unë e ti
dhe ëndrra jonë
e bërë rreze dielli,
dritë që shumëzohet planeteve
e lumëzon burimeve pranvere.

 

TJETËR KOHË

Atë ditë
mund të mos jem
edhe mund të bjerë shi
mbi flokun tënd të zi.
Tjetër kohë,
e tjetër mot mund të jetë
mbi valët e valëzuara
në mungesën tënde
vargje mund të shkruaj
të bëhem dëshmitar
martir i fjalës së dhënë,
në kërkimin tënd mileniumeve
tjetër kush mund të vijë.
Ditën tjetër,
ngjitur fort për rrënjët e moteve
Frik’ me zemër prush
Zbret në shuplakë dore,
si në Atdheun e shterrëzimeve,
e heshtur, si pa gojë
shikim i djegur-metaforë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s