DUA NJË GREVË, QË T’I TAKOJ TË GJITHË – Gioconda BELLI / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Poezi nga Gioconda BELLI

 

DUA NJË GREVË, QË T’I TAKOJ TË GJITHË

Dua të bëhet një grevë që t’i takoj të gjithë.
Të bëjnë grevë krahët, këmbët, flokët,
një grevë që të lindë në çdo trup.
Dua një gevë
puntorësh, pëllumbash,
shoferësh, lulesh
teknikësh, fëmijësh
mjekësh, grash.
Dua një grevë të madhe
që të arrijë deri te dashuria.
Një grevë që të ndalojë gjithçka
orët, fabrikat,
ndërmarrjet, shkollat,
autobuzët, spitalet
rrugët, portet.

Të bëjnë grevë sytë, duart, puthjet.
Një grevë e madhe ku të mos lejohet as të marrësh frymë,
një grevë që të lindet heshtja
për të dëgjuar hapat e tiranit që largohet.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

One thought on “DUA NJË GREVË, QË T’I TAKOJ TË GJITHË – Gioconda BELLI / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s