Eternore (sonet popullor) – Panos Stathojiannis / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Panos Stathojiannis

 

Eternore (sonet popullor)

Gjithë eternoret vasha i zenë, rrjetat nyje-përdredhur
jepu një kupë, ujë të pagojë, një puthje buzësh, egër
dhe buzët e tyre, qiejt harojnë dhe vijnë, kanë mbyllur sytë,
gugasin, tok të bëheni çift, të bëhen vet i dytë.

Para së gjithash, zemrën ti, mundohu që t’ju vjedhësh
në bahçen tënde, në një cep, fshehtas duhet t’i mbjellësh –
aty do të mbijë një trëndafil, me lulet… djell dhe hënë
ku petlat, do mbarin zogj, por zogjtë s’këndojnë këngë…

Me eternoren vashë fle… ajo, zgjohet me mua…
më thotë, se sa shumë më do, i them se sa e dua
dhe shkojmë netët në magji… dhe ditët, si këto
haron se është, e tëra frymë… dhe vetëm mua do!

Por, për çdo muaj, në të hyrë, çdo festë, porsi e dehur
nuk e mba vendi në shtëpi, nuk gjen cep për t’u fshehur
sheh horizontet tej e ndanë, dritaren tek e hap
diç brenda shpirtit i lëvrin… dhe do të ikë, vrap…

Flatra kërkon, erës t’i marrë, por era s’ja ka dhënë
as krehër, mbi flok të sedeftë, i vë e mira hënë
dhe bredh gjithë natës në bahçe, somnambul rrugëton…
prtale trëndafilash rrjep… që zemra vet lulon!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s