Poezi nga Sonja Haxhia / Shkëputur nga vëllimi poetik “Kthim me diellin”

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Kohë
 
Ç’ mund të kërksh më tepër prej meje?
Përsëri zhvendos kufijtve të tu?
Prapë s’ di të ndalesh,
veç ecën e ecën gjurmëvragave pakufij!?
 
Provova të të marr mendjen
të ngrija hapësirën tënde
diku në meridiane diellore,
por si përherë djallëzore
mjergullave vendin u lëshove,
e kur të shihja nga larg
ajër, dritë, yje
sa çelje mëngjeset
drejt perëndimit vrapoje,
aty ku qiell e tokë bëhen një.
 
Kohë,
kohë e paskohë
zvarrë të kam tërhequr zinxhirëve të jetës
dhe pse dhimbjen kam lenë shenjë tek ty
parfumin ta kam pirë
ngjyrat po ashtu ti kam rrëmbyer
dashurinë në çaste fluide kam ndjerë
e kurrë s’ të quajta iluzion.
 
Kohë,
s ‘të mat me masën e galaktikave
shoh çfarë ti transformon,
si tingujt dridhen në ajër,
si blerimi venitet me vjeshtën,
si yjet rrëzohen në qiell
e si ti rend përmes heshtjes.
 
 
 
Përtej shikimeve
 
Më çudit përherë me magjinë e tij,
si një mister më rrethon,
por..
unë shkoj gjithmonë e më larg
e zbërthej
i lexoj qelizat një e nga një.
Ai nuk është i ndërvarur nga gjëra materiale,
është një romantik,
po, po,
këtë e kisha kuptuar prej kohësh
dhe gjithë ajo çfarë i pëlqen,
është dëshira për kuvendime të ëmbla,
vështrimit të hedhur
dashurisë së fshehur!
 
Madje një gotë vere mbi një trung të prerë,
një lexim, në dy përballje sysh të kaltër
ulur të vetmuar pranë zjarrit të heshtur
kaq larg e afër, ekraneve të pashpirta
distancës që ndan kufijtë e njohjes
e ndërsa gjuhët digjen në flakë,
një përvëlim përshkon lëkurën e rrënqethesh…
 
Asgjë spipëtin,
vesh e sy shpërqëndrohen,
si tradhëtare qeshin.
 
Drithma zemre përshkojnë trupin
mbytur në pellgun e gjakut dashuri,
mbytur në lumin e lotëve pafajësi
…dhe kur largohet
ndihem si një e vdekur
harruar pasazhit të vjeshtës
diku në një stol të braktisur
nga rënkimi i humbjes së gjetheve.
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Kthim me diellin”
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s