Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj
 
 
BIPOLARITET
 
Ti po qesh
e gjithë shqisat e trupi yt qeshin bashkë me ty
e dikush të quan të mangët
ty të ngrin e qeshura
e ndërsa gjymtyrët ngadalë të qetësohen
fytyra të bëhet e flakësht
e nis qan,por habiten me sentimentalizimin tënd
si nga botë e harruar
ndërsa ti derdh të fundmin lot të dobishëm
pa u qetësuar…
E zë e shfaq ndjenjat por dikush tjetër të quan naiv
e ti kupton sa rrezik është të të njohin
sa mallkim…
E mallkon veten
pastaj me guxim prej të marri fillon të shfaqësh idetë
E ndërkaq ndjen tërbimin e turmës
armiqësinë që dhemb
Por ty të duhen shokë
e që të jesh i këndshëm në shoqërinë e tyre
je miqësor dhe i ngrohtë …
Por je kaq vetem
sa të dridhen telat e zemrës nga dëshpërimi
por nuk derdh lot
Ti po shpreson, por dikush ta mbyt shpresën pa u përkembur
e pritja jote e ëmbël mbytet nga dëshpërimi
ndërkohë që të quajnë të çmendur
Por ti po tenton të mbrohesh
e rend të harmonizohesh me botën
ndërkohë që bota krejt e çalë lodhet
e të quan dështak…
E ti e ndal atë hap
e ndal paksa të sigurosh botën se s’do të rrezikosh
e bota të quan një hiç
e ti kupton se ka rrezik vërtet
të mbetesh pa gjë
e vendos ta marrësh rrezikun në sy
por habiten me ty
Ti ende jeton?!
e ti bën zhurmë të tregosh se je gjallë
por kanë frikë mos vdesësh
e të vdesin pa të vrarë…
Bipolaritet
Që shtyn dhe tërheq
por ti je gjallë
askush s’të ka vrarë…
 
 
 
KAFAZ HIPOTETIK
 
Thoreau thotë se zogjtë
nuk këndojnë kurrë në bodrum
Por ti
je vetëmbyllur në tëndin bodrum
e sillesh aty si viktimë
E vuajtja jote
dikë e bëri të vuajë
e tentoi që derën të ta hapë
por kafazi ish’mbyllur me çelës
e ti çelësin e ke varur në qafë
Si zog i veçantë në kafaz
veç zërin se ke si muzikë
me pupla kërkon që të joshësh
por puplat po zbehen përditë
E rri me urinë e shuar
kur dikush të hedh ndonjë krimb
çukit me sqepin e gjorë
e vdes nga pak çdo ditë
Por edhe nëse derën ta hapin
kam frik se s’do dish si të dalësh
me thonj je kapur pas vuajtjes
e veten sërish do ta ndalësh…
 
 
 
BOTË SHQISASH
 
Botë shqisash
ku zhvishen shqisat
me ngjyra, pa ngjyra
me aromë, pa aromë
me tinguj, të heshtur
të ftohtë, të nxehtë
të ashpër, të butë
të ëmbël, të idhët
në pranverë e në verë
në vjeshtë e në dimër
Botë shqisash
ku notojnë shqisat
në ditë me diell, pa diell
me shi, pa shi
në erë, pa erë
në borë, në akull
në qetësi, stuhi
në pranverë e verë
në vjeshtë e në dimër
Botë shqisash
ku mbyten shqisat
në dritë, në terr
në ngrirje, në shkrirje
në dashuri, apati
në dasmë, në vdekje
në gaz e në zi…
në pranverë e në verë
në vjeshtë e ne dimër.
Botë shqisash…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s