TË KËRKOJ NDËR YJE … / Poezi nga Rita Oxha

Poezi nga Rita Oxha

 

TË KËRKOJ NDËR YJE …

Me horoskopin e yjeve sot dua të luaj
kërkoj yllin tim, përhumbur mes qiejsh
I ngjitem arushës madhe, skajit më të fundit
Jo thotë, tjetërkund kërko në hapësirë.
Zbres dhe e kërkoj tek arusha vogël
I them, e ke parë sot ti yllin tim?
Mos ndoshta është zemëruar me mua
Ndoshta më në shpirt s’ ka atë shkëlqim
e fshihet galaktikash, rrugëtimit pa kuptim.
Si e marrë brodha ndër yje më të largët
dhe hënës i kërkova pak dritë për ndriçim
e pyeta, me shpirt e zemër ndër duar
nëse kish parë, të shenjtin yllin tim.
Më tha, pyet diellin, që ndriçon përmbi male
dhe detet qetëson në më të fortat stuhi
më kot mos rend galatikash pa fund
ndoshta yllin tënd ta rikthen në agim.
Pyeta për të dhe vetë Perenditë
Sytë e Orfeut i zbrita në tokë
Loti i mallit rridhte pa pushim
Për shenjtin e mbetur reve nëpër qiell
S’ mu mbyll syri natën , gjumë s’ mund të flija
Me horoskopin luajta, fatin tim trazim
E trishtuar humba …në thellësinë mistike
Të gjurmëve yll , rendur në vegim
Ndosha me Homerin, ishte në rrëfim.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s