Ade Caparas
Series #53
ahhhh… wind, my lover
i am the bubbles…
flirting
i am the reflections…
tempting
i am the leaves…
hugging
i am the ripples…
wanting!!!
ade caparas manilah
tuesday 11:04am 30 january 2018
sydney nsw australia
Don Beukes Don Beukes is originally from Cape Town, South Africa and is the author of ‘The Salamander Chronicles’ and ‘Icarus Rising – Volume 1’, who only started to have his poetry published since August 2015 in various international … Continue reading
Poema de Silvia Ortiz ¡AY, LOS GOLPES, AY! Al silencio se le amasa con los dientes de la tarde, los navíos que se mofan en carreras sin andanza, !ay los golpes!, !ay los golpes! veo y me reveo en … Continue reading
Adem Zaplluzha “Portreti i lirisë”, botoi “ TREND “ – Prishtinë, 2017
Nga; Milazim F. KADRIU
Libri “Portreti i lirisë” i autorit Adem Zaplluzha është libri i 146 me radhë nga mbi 160 sa ka botuar deri më tash. Ky libër ka 71 poezi të ndara në tri cikle ( “ Më kujtohet kur i dëgjonim daullet “, “ Njerëzit kishin ikur nga vetvetja “ dhe “ Portreti i erës “ ), në të cilat poezi hasim tema të ndryshme por që kryesisht në këtë vëllim autori sjell poezi që pasqyrojnë historinë e kaluar të tashmen dhe të tashmen e vendit tonë.
Pas çdo libri të botuar Adem Zaplluazha ka premtuar vazhdimësi dhe kështu kaherë ka çimentua themelet e një krijimtarie të pasur të tij e që na premton akoma libra tjerë.
Ai në librat e tij poezitë i shkruan me plot guxim, ku shpreh ndjenjat e tij në një punë të palodhur gjë që këtë e ka dëshmuar kaherë.
Ndonëse në moshë të shtyrë ai nuk ndalet së krijuari dhe ka një elan pune po si të ishte në moshë të re. Mosha në krijimtari nuk ka rëndësi dhe këtë na e vërteton Adem Zaplluzha ngase ai çdo ditë gjen rrugën e shpërthimeve të reja në krijimtari.
Adem Zaplluzha
Temat e poezive të Zaplluzhës janë nga më të ndryshmet dhe nuk ka temë që nuk e gjen tek poezitë e tij.
Kur vendosa të shkruaj për njërën nga librat e tij rashë në dilemë të madhe se për cilin libër të shkruaj, ai ka një mal librash të botuar dhe çdo vit sjell me dhjetëra tituj të ri, dhe u përcaktova për njërin nga librat e tij atë të 146 me radhë me titull “Portreti i lirisë”.
Zaplluzha është një poet me plotë dije dhe preokupime intelektuale të cilat shprehen në poezitë e tij e që janë shumë origjinale, në të gjithë librat e tij.
Ai në poezitë e tij ruan dashurinë dhe respektin për njeriun, vendin e tij dhe për çdo gjë tjetër dhe ai donë që në vendin e tij të ketë sa më shumë lulëzim por që fatkeqësisht nuk po ndodh ashtu si kemi dëshirë ne dhe autori dhe si e menduan ata që u flijuan për liri.
Vargjet e Zaplluzhës flasin për ndjenjat, për jetën, për respektin, për familjen, fëmijët, miqësinë dhe shoqërinë, dhe sidomos vargjet e këtij libri flasin për dashurinë e Atdheut, për lirinë e vendit që e pritëm aq gjatë por më në fund erdhi.
Ishte rrugë e gjatë,
Ne, megjithatë, ecëm deri në fitore
Cilës nuk i dihej fillimi
E as mbarimi.
……………
……………
Prej dritareve çeli një trëndafil.
Çelën rrënjët në njëmijë ngjyra,
Sa e bukur qenka liria
Kur lulëzon në sytë e virgjër të njomëzakëve.( “ Sa e bukur qenka liria “ )
Andaj autori në këtë libër bënë ngjizjen e këngës për atdhe dhe nuk është rastësi që Zaplluzha i këndon vendit dhe lirisë së tij dhe përkujton të kaluarën e hidhur të popullit tonë, por që me të tashmen nuk është shumë i kënaqur sepse të gjithë e kishin menduar ndryshe ngase për lirinë që sot e gëzojmë është derdhur shumë mund e gjak. Andaj këtë nuk duhet harruar, ashtu siç nuk e harron autori dhe na e përkujton në vargjet e tija.
Kjo tokë është mësuar me vdekje.
Disa herë doli nga hiri.
Dhe po aq herë e mësoi fluturimin,
I ngjan feniksit dardan.( “Ju mendoni se do gjunjëzohen lisat “ )
Thellimi i përvojës në krijimin e poezisë së Zaplluzhës vërehet në shumë aspekte. Ai vazhdon dialogun poetik në kohën e vetë, duke u përpjekur ta paraqes në tërë kompleksitetin e saj. Vargu i tij edhe kur tingëllon nga pak narrative, e ruan karakterin lirik notën subjektive .Uni lirik është përherë i pranishëm në poezinë e tij.
Ne nuk dimë të vdesim
Gjithmonë në çastin e fundit,
Ringjallemi nga hiri,
Qiellin e kemi atdhe të përhershëm.( “ Ju thash se ne nuk e njohim vdekjen “ )
Zaplluzha dëshmon se i qëndron besnik vokacionit të tij poetik si poet i vendlindjes, dhe i njerëzve të saj, si poet i situatave ekzistenciale dhe i përjetimit dramatik të tyre, si poet me ndjeshmëri e figurshmëri të pasur, si poet i konstanteve dhe antitezave të fuqishme.
Vargjet e tij flasin mjaft, jo vetëm për frymën dhe orientimin tematik të poezisë, por edhe për nivelin e shprehjes dhe shkallën e realizimit artistik të saj.
Bota poetike e Adem Zaplluzhës është një botë gjithsesi interesante për shumëçka tërheqëse dhe origjinale. Ndonëse opusin e tij poetik e përbëjnë disa rrathë tematik, por poezitë e këtij vëllimi janë frymëzim i autorit nga ndjenja e dashurisë ndaj vendit, atdheut, luftës, lirisë etj.
Për një abetare ose libër tjetër
Si kokrra e bostanit këputej koka,
Pushteti i huaj kujdesej
Të mos i hapnim sytë asnjëherë.Por nuk ja arriti.
Ne shkruanim fshehurazi nëpër mure
Të stallave emrin e atdheut
Dhe të flamurit të Gjergjit.( “ Mbase ishte patriarku i gjuhës shqipe “ )
Autori jeton aktivisht me ngjarjet dhe problemet e kohës sonë dhe mban qëndrim aktiv të paanshëm të cilin e shpreh shpesh edhe përmes vargut të tij.
Në poezitë e tij ai përmend ngjarje dhe procese të mëdha nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, si janë okupimi – lufta – liria – pavarësia…
Në poezitë e Zaplluzhës të vëllimit “Portreti i lirisë”poeti frymëzimin e ka marr nga historia dhe vuajtjet sakrificat nëpër të cilat kemi kaluar me një shtypje të paparë që i është bërë popullit, mirëpo ishte vetëmohimi dhe pa përkulja e popullit për asnjë çast me synim gjithnjë në lirinë e vendit.
Edhe redaktori i librit Vangjush Ziko ndër tjera thotë: “…Adem Zaplluzha është një nga autorët bashkëkohorë që e ka bërë të vetën filozofinë e shkrirjes së zërit të bardit me atë të lirikut që lënë më një anë “aventurat intime shpirtërore”. Kjo nuk është një “mangësi” e talentit të vetë të spikatur, përkundrazi kjo është një “therori” e lirikut patriot, që realizohet në mënyrë krejt të natyrshme, pa asnjë sforcim apo artifis. Poezia e Zaplluzhës është një poezi misionare patriotike …”
Kalendari poetik Langston HUGHES Më 1 shkurt 1902 është data e lindjes së poetit, shkrimtarit dhe dramaturgut amerikan Langston Hughes. Librin e parë e botoi në vitin 1926 dhe deri sa vdiq nga një tumor në vitin 1967 nuk rreshti … Continue reading
Poezi nga Flutura Açka Baladë e shkurtër shkurti Me xhepa të fryrë ankthi bredh rrugëve ku kalimtarët i vërshëllejnë vetmisë sime. Prej shekujsh si heshtja e natës mbi varret përsëritet rituali i lypjes trotuarëve të fjetur. Ka kohë që … Continue reading
MEDEA NË DRITËN E ESTETIKËS DHE TË SIMBOLIKËS Nga: Dije LOHAJ Thelbi i estetikës së tragjedisë qëndron në faktin se tek personazhi kryesor, Medea, ndërluftojnë dy ndjenja: dashuria e nënës për fëmijët dhe urrejtja e gruas për burrin që … Continue reading
RRETH LIBRIT ”PËSHPËRITJE E JETËS NË MËRGIM” ROMAN, E AUTORIT XHAVIT ÇITAKU Nga Mone Juniku AUTORI KA PËRSHKRUAR ME KUJDES MALLIN, DASHURINË NDAJ ATËDHEUT PLAGËT E MËRGIMTARËVE Romani i parë i Xhavit Çitakut i titulluar “PËRSHPËRITJE E JETËS NË … Continue reading
Poezi nga Sevëme Fetiqi KY QYTET Ky qytet nuk i përngjan atij të mallit tim as asaj shprese për kthim të premtuar në imazhe të harresës Asnjë gjurmë antike këtu teatër i keqinskenuar skenë e rrejshme me fytyra maskash … Continue reading
Poem by Rama Krishna Perugu WHY NOT…LOOK BACK For once if you look back everything looks so strange and amazing too! We know how far we travelled by mastering the language of life. Hmm…its like striking … Continue reading
Poezi nga Yllka Qosja Unë dhe unë Një tërësi që të shtyp, Nën një qiell që frymon, Një periferi që të perifrazon, Të perifronon, të përçmon. Ku çdo gjë që shkëlqen, Paguhet shtrenjtë. Ky ndriçim po s’pate, Të shterpëzon, të … Continue reading
Nderohen “Personalitet i Shoqatës Shqipëria” Znj. Margarita Xhepa (Nderi i Kombit), z. Vullnet Sinaj, deputeti i Vlorës, Kujtim Gjonaj (regjisor) “Mjeshtër i Madh”. Shoqata “Shqipëria” nderon Margarita Xhepën, Vullnet Sinaj dhe Kujtim Gjonaj Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit … Continue reading
Me trashëgimtarët e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe me miq artistë, në ambjentet e Muzeut Arkeologjik në Durrës, gjatë netëve të Bienales së Muzikës Klasike.
(Pjesë e shkëputur nga intervista e Alessandro Castriota Scanderbeg, gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, përkthyer në shqip):”
A.C.Scanderbeg:
Nëse ekziston ende familja Castriota Scanderbeg në Itali, duhet të falënderojmë baballarët e viteve 800, katragjyshin tim Giorgio e mbi të gjitha, djalin e tij Francesco, lindur më 1840, i cili pati tetë djem, të gjithë të trashëguar me fëmijë.
Midis viteve 1500 dhe 1800, familja ka rrezikuar gjithnjë të shuhet, mbasi shpesh ka qenë vetëm njëri prej djemve që vazhdonte trashëgiminë, sepse në atë kohë kishte shumë vdekje dhe njerëzit vdisnin më të rinj. Nga Gjergj Kastrioti kanë kaluar katërmbëdhjetë gjenerata ;
i biri, Gjoni (Giovanni), që u vendos në Puglia dhe që vdiq në viti 1514,
lindi Ferrante-n, i cili vdiq në 1561
dhe lindi Pardo-n, që vdiq në 1596
dhe lindi Fabio Costantino-n, që vdiq në 1615
dhe lindi Costantino Alessandro-n, i cili vdiq më 1643
dhe lindi Vitantonion, që vdiq në 1716
dhe lindi Alessandro-n, i cili vdiq më 1743
dhe lindi Vitantonio-n, i cili vdiq më 1811
dhe lindi Alessandro-n, që vdiq më 1803
dhe lindi Giorgio-n, që vdiq më 1846
dhe lindi Francesco-n, i cili vdiq më 1905
dhe lindi Luigi-n, i cili u spostua në Napoli dhe vdiq në vitin 1954, duke trashëguar Costantino-n, babain tim, pas të cilit vij unë, i lindur në Napoli dhe i vendosur në Kalabri.
Nga ana e gjyshit tim Luigi, sot janë njëmbëdhjetë Castriota Scanderbeg.
Ç’është e vërteta, midis familjes tonë dhe familjeve të tjera në Itali me të njëjtin emër, nuk janë ruajtur lidhjet, por do të ishte gjë e bukur sikur të mund të themelonim një lloj “Lidhjeje të pasardhësve të Skënderbeut”
(Lega della discendenza di Scanderbeg).
E di që bashkë me pasardhësit e tjerë të familjes sonë është edhe një tjetër Alessandro, mjek i njohur ndërkombëtarisht me studimet e tij shkencore. Ai jeton në Lecce dhe me sa di unë, e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 2004.
Unë me Alessandron kemi të njëjtin katragjysh, Giorgio-n, vdekur më 1846. Ndërsa xhaxhai im, një tjetër Giorgio nga Napoli, merr pjesë në rrethin e universitetit napoletan në të gjitha takimet shkencore mbi prejardhjen e familjes dhe kushëriri im Roberto, duke qenë njeri i ligjit në Romë, është ai që ka studiuar dhe vazhdon të studiojë në arkivat e historisë, duke i dokumentuar të dhënat.
Ekzistojnë të gjitha dokumentet në arkivin e Napolit dhe të Lecce-s që vërtetojnë pasardhësit e Gjergjit. Por mbi të gjitha, në arkivat e mëdha të Romës e të Napolit, ekzistojnë shumë dokumente të tjera, që do ta bënin edhe më interesante historinë e vazhdimësisë së kësaj familjeje.
Ka qenë një poeteshë e famshme në familjen tonë Castriota Scanderbeg, Isabella, vdekur më 1749 ; ka pasur gra e burra klerikë të lartë, po ashtu, dy të tjerë (të quajtur Vitantonio) që janë martuar me kushërirat e tyre Scanderbeg (Isabella e Doneca).
Në përgjithësi, Scanderbeg-ët janë shquar për shpirtin e tyre liridashës. Kanë marrë pjesë në lëvizjet revolucionare të 1848-tës ; stërgjyshi im Francesco ishte një oficer i Giuseppe Garibaldi-t, xhaxhai im Luigi ishte një partizan i Luftës së Dytë Botërore dhe është pushkatuar nga nazistët më 1944.
Pra, mund të thuhet se përveç luftërave për çlirimin e Shqipërisë, Scanderbeg-ët kanë kontribuar edhe në çlirimin e Italisë.
Nga: Lumturi Ratkoceri
Poezi nga Lavdije Karrametaj Zalli ZEMRËN HI E KAM Jam këtu vetëm, Po mendoj për ty, Nëna ime e dashur! Larg teje s’po mund të rri. Do të doja që kokën, Në prehrin tënd ta mbështes, … Continue reading
You and Me A Magical Fantasy Presenting the final list of contributors, if you are not selected or want to change any of your submission, then kindly connect to me at sahityaanand2013@gmail.com . 1. Ade Caparas Manilah& ANINDYA MOHAN TAGORE … Continue reading
Poezi nga Julia Sigmond DANKON FALEMNDERIT Sen konsciencriproĉo Pa vrarje ndërgjegjeje mi rigardas la rosguton Vështroj pikën e vesës sur la ruĝa rozburĝono, mbi gonxhen e kuqe të trëndafilit favorata floro de mia patrino. … Continue reading
Zëri kumbues i dhimbjes poetike të krijuesit Ekrem Ajruli Paksa nga distanca ka kohë që e përcjell krijimtarinë e z. Ajruli, e që më ka bërë përshtypje simfonia e dhimbjes së tij shpirtërore e vragëzimit në të cilën plekset një … Continue reading
Poems by Eftichia Kapardeli ONE NOTE The blue lotus opens its flowers a day and closes at night while the white lily opens its flowers at night and closes the day ΜΙΑ ΣΗΜΕΙΩΣΗ … Continue reading