Baladë e shkurtër shkurti – Flutura Açka / Shkëputur nga vëllimi poetik “Kurth’ i diellit” (2002)

Poezi nga Flutura Açka

 

Baladë e shkurtër shkurti

Me xhepa të fryrë ankthi
bredh rrugëve
ku kalimtarët i vërshëllejnë vetmisë sime.
Prej shekujsh
si heshtja
e natës mbi varret
përsëritet rituali i lypjes
trotuarëve të fjetur.

Ka kohë që rropatem
pas një ëndrre
ende… s’e kam gjetur.

 

Kurth’ i diellit

Kjo poezi është shkruar diku nga viti 1997. Një ditë, mikesha ime e hershme, shkrimtarja Mira Meksi, e cila atë kohë drejtonte fondacionin kulturor “Velija”, më kërkoi një poezi për një projekt mes Shqipërisë dhe Italisë, i titulluar “Radio Tirana Fax”. Unë i dhashë këtë poezi, dhe një ditë të bukur u ftova në një mbrëmje në Muzueun Historik Kombëtar, ku mes njëzet e pesë poetëve dhe piktorëve shqiptarë, e gjeta edhe këtë poezi të shkurtër në një poster të madh, që është ende në arkivën time. Si i ftuar nderi mes dinjitarëve të tjerë, ishte edhe Zeusi, i cili, për arsye që nuk i kam kuptuar kurrë, ose që e kuptova nga ajo mbrëmje, nuk më kishte shumë për zemër. Por ç’rëndësi kishte, organizatorët më dhuruan posterin dhe kënaqësinë e zgjatur të një poezi të shkurtër. Muaj më pas mësova se Zeusi u kishte kërkuar llogari organizatorëve për promovimin e kësaj poezi, dhe përgjigjja kishte qenë se ajo është Poezi. E vërtetë. Edhe njëzet vjet më pas, Zeusi është aty dhe vazhdon ta përdorë fuqinë e tij për të më shpallur armike të tij. Nuk e kam kuptuar kurrë përse. Por ç’rëndësi ka, inatet vdesin me njeriun, edhe nëse e ka shpallur veten Perëndi. Poezia mbetet, edhe pse u botua në një përmbledhje shumë më vonë në vëllimin “Kurth’ i diellit” (2002).

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s