Kalendari poetik Langston HUGHES / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Kalendari poetik Langston HUGHES

Më 1 shkurt 1902 është data e lindjes së poetit, shkrimtarit dhe dramaturgut amerikan Langston Hughes. Librin e parë e botoi në vitin 1926 dhe deri sa vdiq nga një tumor në vitin 1967 nuk rreshti së shkruari. Ja përzgjedhja ime në 116 vjetorin e lindjes së tij:

DEMOKRACIA

Demokracia nuk do të vijë
sot, as këtë vit
dhe as që do të vijë
me pazare dhe me frikë.

Kam dhe unë aq të drejtë
njësoj si gjithë të tjerët
të qëndroj
mbi këmbët e mia
të kem pronën time.

U lodha së dëgjuari të thonë:
“Lëri gjërat të shkojnë
në rrjedhën e tyre,
nesër një ditë tjetër do të jetë.”
Por mua nuk më duhet liria kur të jem i vdekur.
Buka që bëhet nesër sot s’ma shuan urinë.

Liria
është një farë e fuqishme
që mbillet
kur ka shumë nevojë për të.

Jetoj këtu edhe unë
dua edhe unë liri
njësoj si ti.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s