Poezi nga Yllka Qosja

Poezi nga Yllka Qosja

Unë dhe unë

Një tërësi që të shtyp,
Nën një qiell që frymon,
Një periferi që të perifrazon,
Të perifronon, të përçmon.

Ku çdo gjë që shkëlqen,
Paguhet shtrenjtë.
Ky ndriçim po s’pate,
Të shterpëzon, të vret…

Por nuk ‘verbohem, s`i sfidoj madhëshitë,
Kur ato ndriçojnë, let`të shkëlqejnë…

 

Mëse e qetë

Unë zgjedh të dua në heshtje, sepse
Në heshtje nuk mund të gjej refuzimin.
Unë zgjedh të më duan me vetminë.

Pse e sepse,
Në vetminë time askush s`më zotëron.
Por, sa më..;
Pse..?!

Unë zgjedh të dua edhe prej së larg,
Distanca, largësia do të më mbrojnë,
Nga dhimbja, nga mërzia e bërë modë.

Unë zgjedh të mbaj vetëm për veten,
Plotësisht të përmbushur ëndrrën time.
Sepse,
Endrrimi im nuk do të ketë fund…

Mëse e qetë në ëndërrat pafund!

 

***

Ai,
Është një nga ata që ikin gjetkë,
Duke lënë të keqen në të mirën,
Toka i rrëshqet nën këmbë, si…
Vala e zhytur në të bardhën shkumë,
në detë.

AJO,
Është një nga ato lulet me erë,
Që i këndon fjalët për së gjallë,
Kjo dritë i vjen nga fari e kaluar,
si sytë e bukur me ngjyrën blu,
në distancë…

Ai,
Është nga ata që atë vend,
E ndriçon me dritë
tokën e madhe,
Dashuria i është plotësimi
i misterin të tijë,
Zemra i vajton dhe e thërret natën pa hënë.

AJO,
Është një ndër njerëzit që ne i referojmë,
Në panteonin e poezisë ku llamburit,
Ballin dhe sytë e ka kaq krenar,
të paprekur,
Të dyshimtët sekur thonë,
është një mit!

AJO,
Është ndër ato që largohen ndryshe,
Duke dhënë për të mirën pa bërë keq,
Si rëra e artë që rrëshqet nën këmbë,
Si vala që humb mes shkumës së bardhë,
në detë.

Ai,
Është një nga ata,
që e le erën pas,
Këndon me fjalën pikturë,
me kompozim, lëvizje e gjallëri,
Por kjo dritë nga fari po vjen e shuar,
Përmes ngjyrës së zezë në blu / gri,

Si dallgët e detit kur vinë në distancë…

Ai,
Diku merr dhe e prek dritën nga larg…
Është nga ata,
që e le erën pas,
Dhe ndriçimi i tij ndjek…
Dhe të prek.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s