Kalendari poetik: Xhejms Xhojs (1882-1941) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

James JOYCE

Kalendari poetik: Xhejms Xhojs (1882-1941)

James Augustine Aloysius Joyce, i njohur më shkurt si James Joyce, u lind më 2 shkurt 1882 në Dublin (Irlandë). Ishte shkrimtar, poet e dramaturg i njohur irlandez. Sado që prodhimtaria e tij letrare s’qe aq e shumtë në tituj, por nga rëndësia që pati, vepra e tij është e pazëvendsueshme për hovin që i dha letërsisë në përgjithësi dhe rrymës moderniste në shekullin XX. ‘Njerëz të Dublinit’, Uliksi, ‘Dedalus’, ‘Zgjimi i Finnegan’-it, janë disa nga titujt e veprave të tij më të njohura. Por, si zakonisht, ta përkujtojmë në datën e lindjes me një poezi të tijën, shqipëruar prej meje:

E DASHURA IME ME PETK DRITE VESHUR

E dashura ime me petk drite veshur
Mes pemëve të mollëve e qeshur,
Era pas saj rend gjithë gëzim
T’i bëjë pak shoqëri.

Era gazmore mbi degët ulet
E ledhaton gjethet që s’i pat parë,
E dashura ime lehtë përkulet
Mbi hijen e saj mbi bar.

Ku kup’e qiellit e kaltër, e zbehtë
Qesh mbi vendin e qeshur,
Shkon e dashura ime lehtë lehtë
Me petkat që ka veshur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s