Poezi nga Flora Meçaj

Poezi nga Flora Meçaj
 
 
Tokë që qan
 
Hyri në gjol nata e ra në gjumë
Sa herë ngrihet pa krehur me flokë shpërndarë
Nervozuar nga gugatje zhabash
Në kallamishte u fsheh dhe Hëna, shërbëtore e natës
U egërsua vendi
U bë kohë që moratoriumi i theu krismat
U shtuan shpezët e egër, speciet në zhdukje
Vetëm se …
E rrënqethin natën dhe mua ulërimat e çakejve
E ndotën akustikën
U bë kjo tokë si ish, e virgjër
S’di nëse vlen më shumë
toka me farën e bukës në grusht
apo ngjoli me kallamishtet dhe ulërimat e egra
fshehur, ku….?!
 
Për ty!
 
Prapë veson mbi lëkurën tënde
E di!
Është përkëdhelje për ty
Ninullë kur fle
Njihemi mirë
Të dy u eksploruam
deri ne rruazat e gjakut
Në qelizë e në ind
T’i njoh huqet i marrë
M’i njeh dobësitë
Bëjmë marrëzi vetëm unë dhe ti
Sa herë të shtrihem pranë
Ëndërruar kam çmendurisht
Brigje mëngjesesh më puthin
Edhe ti u çudite kur mbolla trëndafila mbi zall
Parfum i huaj për ty
Sa herë kemi shtruar gosti
Jemi dehur me të gjitha shqisat
Kjo natë magji!
Vetëm Hënëza na përgjon
Të gjithë flenë
Flirtoj me ty
Hapim shishen
E pimë me fund
Lexojmë një letër brenda saj
Asgjë e re
I vjetër mesazhi shkruar
sa vetë krijimi i botës nga hiçi
Një ditë e tepruam me rutinën tonë
Kërkuam të iknim bashkë zbaticës
të bridhnim lagunës
ku flenë të tjerë banorë
Sonte s’mund të ikim
Të dy e kemi frikë erën
I bindemi shtrigës
Na përplas paanë
Për të mos humbur fshihemi fjordeve
Leri…
I arnoj unë ato që na grisi shtriga erë
Apo era shtrigë si ç’e quan ti!
Skllavëruar vështrimi mbi ty
kur gjumin e bën të qetë
Vetëm verës së nxehtë më prit
Të bëhemi një
Unë të urtësoj
Ti më sjell të gjitha perënditë
Të dy ngrihemi përkryer mbi këtë Botë të madhe me botë të vogël
Të dy të dashuruar pandashmërisht
Pa ty zure sikur s’jam
I kaltri Jon
Sonte le të duhemi të dy!
@Lola Mecaj
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s