Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

TË IKËSH, APO…

Apo te presesh duke u zverdhur hidherimit,
sa te teret deti
dhe t`i bësh vetes një sarkofag prej kripës ?

Të ikësh,
duke marrë me vete gjithçka
në një zarf hermetik të dyllosur
pa lënë asnjë hapësirë nga ku mund të dalë
mendim, revoltë a psherëtimë
a nga ku mund të hyjë si Kalë Troje
ndonjë puthje foshnje.

Të ikësh,
te ikesh,
për të mos u bërë mikrofon nga ku rrjedhin fjalët këllirë,
duke lënë pas heshtjen.

Të ikësh
te ikesh
te ikesh
kur prilli me majin këmbejnë kredencialet
e të rilindësh xixëllonjë jargavanëve.

 

DUKE PRITUR PESËN
TË BEHEJ GJASHTË

Duke mërmëritur lutje
me sytë në qiell
e krahëkryqëzuar,
retë me ngulitjen time
arnonin pjesët e grisura,
për t’u shndërruar
nga gri, në të zeza,
e zemra ritmonte
si borak i rënë në lak.

Duke pritur
pesën të bëhej gjashtë,
në katëretreçerek kisha rrëshkitur.

Boshtin e tokës,
për t’i çuar të gjitha orët e botës nga pesa tek gjashta,
s’munda ta mbaja mbi shpinën e drobitur,
por një plep kryelartë e shemba përdhe,
e mbusha me gjak prej zemrës,
dhe e bëra laps,
për t’ë më çuar
nga pesa tek gjashta.

 

PRITET TË RESHË BORË E KUQE

Mes brinjëve
po m’përvijohet një fole.

Mëngjes për mëngjes,
kalon përmes meje,
një shpend i çuditshëm.

Pasi lë një pupël
qëndron te degët
e pemës së pergjumur,
le një cicërimë
dhe zhduket.

Pritet të reshë borë e kuqe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s