Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PJELLA, E PJELLËS…

Si lis
Qiellin e prek, deri te kulla e ëndrrave, për hije t’vet
N’fis
Degëzohet, nëpër gjakun e palcës, moti, kur e shklet

Mes kujtimeve të idhta, i ruan, këngët e dashurisë
Që n’gojë të djallit, këndohen, si lutje për perëndi
Mbi truallin e jetës, që mbet, djep i kokave t’Ilirisë
Mbuluar, nga pluhuri i harresës, me ngjyra shëmti

Si lis
Troualin e prek, me rrënj’t’mileniumeve, për hijen e vet
N’fis
I lidh, nam e nishan t’krenarisë, deri atje, ku shpata pret.

 

TI MOJ, FATZEZA SHQIPËRI…

Si eshkë e ndezur, n’sy
Më mbete, me tymin e shekujve, nëpër stinë e mot
Ti moj, fatzeza Shqipëri
Që jetën e qëndis, me palgët e robërisë, n’gjak e lot

Kur dielli i mëngjesit, ballin ta prek, nën thinjat e qëndresës
E n’gojë të lirisë së njomë, të jep gjak e jetë, lirie
Nëpër pellg t’lehonave, që n‘kurriz u rëndon, tradhti e besës
Si hije e trishtuar, që lartësohet, me flamuj lavdie

Si eshkë e ndezur, n’sy
Më rri, karshi fitoreve të fitimtarit, si Tempull i Krenarisë
Ti moj, fatzeza Shqipëri
Mister i besa-besës, që mote lidh, për Kohën e Dashurisë.

 

MES JETËS, E PËRJETËSISË…

Ia treguan rrugën, ik i thanë
Kah ura e shpëtimit, t’mos mbetesh mes dallgës, t’zez’e n’mort
Buk’e shpresë jete, i dhanë
Si hëna, pas mjegullave kur ndriçon, t’mos dukej si ata, kok’fort’

N’gur t’Gurinës, ecja iu këput n’shqim
Kur xixa e besës, ia kalli flakën e qëndresës, nëpër syt’e tokës
Me nure t’burrave, e kujtimet n’rektim
Vdekjen e lidhi për shtat, jetën për varr’e krenari, t’fisit e kokës

Kokë prej guri, foli xhandari
Nëpër ankthe t’frikës, kur sytë i drejtoi, kah Gurina e marr n’flak
Imam a hoxhë, o’fe shqiptari
Ishte nga ata, gjëma u raftë, që jetë lulëzojnë, nën zjarr’ e n’gjak.

 

MALËSORËT, E SHARRIT…

N’pasosmëri
Dije dhe urtësi, i derdhën mbi ballin e kullës, n’malësi
N’përjetësi
T’mbeten, lapidar’e histori, si besa e nderi, për dashuri

Jetën e bleruan, n’majat e kepit, për t’i treguar, t’fortit
Si rilind plisi, nëpër zjarr’e fatin n’gjak
Për Dasmën e Nuses, që jet’e bukuri i mbet, n’pik’t’lotit
Si dasmorë e krushqi, me shtatët n’lak

N’pasosmëri
Betejave t’perandorive, vdisnin, t’mbeten lapidar’e histori
N’përjetësi
T’indin plisa, n’majat e kepit, me dije e urtësi, për dashuri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s