Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
FJALOR I PËRBASHKËT (II)
 
Mirremi vesh fare mirë mes nesh,
Madje edhe pa përkthyes, atëherë
Kur vjen fjala për moshën:
Fëmijë, gjysh, i moshuar;
Kur shikojmë teshat:
Brezi dhe kësula;
Kur hamë për drekë te stanet:
Brundzë, urdë dhe dhallë;
Kur përmendim prej nga vijmë:
Rrëgallë, katund dhe vatër;
Kur flasim mes nesh për çifligje:
Sukë, gropë, ujanë, magullë, mal
Apo për drurët që gjenden mbi to:
Bung, kopac, bredh apo dru…
 
Që të dy shijojmë po ato perime e fryte:
Modhulle dhe maraq,
Sumbull dhe musht;
Që të dyve po na shpon
Po i njëjti gjëmb;
Që të dy presim mugullën e parë;
Që të dy njohim këto fryte të hidhura:
Brushtull, hudhër dhe shpendër…
 
E sheh se cfarë misteri të admirueshëm
Përmban fjalori rumuno-shqiptar
Që e fsheh përrallën
E një lidhjeje të lashtë prej gjaku
Kur edhe zogjtë kuptonin ç’po flasim:
Edhe bardha, edhe sorra, edhe gjoni, edhe pupëza,
Kur turmat ngjiteshin drejt stanit
Dhe ne kur flisnim për:
Bashkë dhe bac, shkardhe dhe fyell,
Thep dhe shtrungë, tharrët dhe thark
Dhe çupiseshim apo cupisnim nga një tel
Dhe bukuroheshim kur ylli i dritës
Shkrepte në lartësi.
 
 
 
FERRI I RRUGËS PËR NË PARAJSË
 
Po vajtojmë
Për shembjen e dheut ne humnerë,
Për ferrin e njerëzve,
Për hapat e tij
Dhe për hulumtimet e tij
Pa u trembur prej Zottit.
 
Çfarë mallkimi është ai që bie
Mbi ty kur i ofron
Pikë për pikë
Hijeshinë tënde ttë hidhur
Kujtdoqoftë, kurdoqoftë,
Kudoqoftë?
Ç’po të pyes
E ç’po më përgjigjesh
Ndaj atij që është poshtë
Dhe ndaj Atij që është lart?
 
Çfarë ironie është ajo
Qe ta mund shpirtin kur vajton
Se s’ke edhepse ke,
Se s’di edhepse di,
Se ua ndan të gjallëve
Atë qe të vdekurit s’ e kishin.
Madje edhe mendimi yt
Duket se s’është tjetër
Veçse një shije që të shet.
 
 
 
ÇAPKËNJA
 
Si puhizë je e lehtë,
Porsi shije e përkundur
Në krahëror të një zonjushe.
Je përherë si asnjëherë,
Asnjëherë s’e din se kurrë
Porsi zockë e vjedhur je
Nga erërat përmbi dhe.
Dhe je flatra që në qiej
Lë pas gjurmave nje rresht
Nga poema që flatron.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s