Poezi nga Eliverta Kanina

Poezi nga Eliverta Kanina

 

PËRRALLA E SË SHTUNËS

Nuk e di pse çiltër qesha
kur si djalë i zellshëm
me “jam trim” ma kujtove përrallën…
Ti dhashë të gjitha armët që tu deshën
edhe fushën e betejës
u mbylla në kullën më të lartë të kështjellës
Në pritje të sfidës tënde….
Ti nuk më solle Bajlozë e Dragonj,por Zanën
që më provonte këpucën e artë
dhe më premtonte puthje magjike princërish
me paqen e rremë të Monalizës…
Nuk di, Zana magjisë i ndërroi shishet
duke na ndryshuar edhe ne sfidat
fjalë duke ngatërruar çuditshëm
U trembëm
Si të rriturit që luajnë lojra fëmijësh…
Unë dola nga kështjella
ku lashë varur “Monalizën ”
dhe ti armët e trimërisë të patestuar
Por kështjellën s’e prishëm
që fundi i përrallës mos mbetej i trishtë
Fundja na duhet ndonjëherë
kur të luajmë fëmijërisht ….

 

PUBLICITET

Në lagjen time bëhen shërbime
Turlisoj tabelash e reklamash:
Larje e përkujdesje bebesh
Larje e lyerje flokësh
Larje e regjie lëkurësh
Larje e printim fotosh
Larje e servis makinash
Larje e mirmbajtje shtëpish
Larje e këndim truri(shpërlarje magjish)
Larje e pjekje peshqish
Larje e shitje perimesh
Larje e pastrim kimik
Larje kufomash…
E ndotura lagjia ime
Një cikël të plotë jete
Përpiqet të mbajë pastër…

 

E KEQJA IME…

Ti më thua të marrsha të keqen
Pa e ditur sa e madhe është tek unë ajo
Se unë njeri jam
Nuk kam lindur ne qiell ,domosdo
Edhe pse lutem të jem pjesë e tij
Kam raportin tim të së mirës me të keqen
Por ti s’do t’ia dish
Dlirësisht
Më merr “hopa ” në shpirtin tënd
Të gjithën
Dhe unë gëzoj ,ndjehem engjëll
Ndjehem gjallë…
Si fëmijë ,e çiltër
Buzëqeshem
Përkëdhelem
Pa djallëzi
Sigurisht
E keqja më ka mbetur tek ty !
Je ti…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s