Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
***
 
…hija e imazhit tënd shtrihet
deri në fundin e rrugës,
ajo përthyhet mbi shtëpitë dykatëshe,
gjymtyrët zgjaten pambarimisht.
Më ngjan si një qenie e zbritur
nga Roswell.
Mungon cigarja,
mungon tymi i saj
në plotësimin
e elementeve të tua,
po mungon dhe zëri.
Në fakt zëri nuk ka hije,
ka jehonë.
Imazhi jot dhe hija e lagur,
mungon sërish çadra,
mungoj sërish unë.
 
 
 
***
 
Ylberi pa shi u shfaq
tej mbi kodër
tokën puthi
ngjyrën gri
Ylberi i ditës
pa ngjyra
pa shi…!
 
 
 
***
 
….qiejt e mi janë ndryshe,
drita e bardhë
tregon
që s’ mund të humb,
nuk kam arsye
prej një qetësie
zhargoneske
që pagëzohet
në ujëra të turbullta
të mendimeve
që qajnë e qeshin
pa zë.
Qiejt e mi janë ndryshe
Tempusi gjithashtu…
 
 
 
***
 
…tani shoh se si natyra
gërshetohet me shiun,
sesi toka përhumbet
në ëndërr pranverës,
që dyerve të dimrit troket.
Tani besoj te egzistenca ime
te sharmi i krijimit.
Tani u mësova
të flak dhe dashurinë,
të jem e ftohtë
deri në përuljen tënde..
 
 
 
***
 
…se kuptoj pse u ndala,
duke i dhënë
rëndësi kohës tënde
më shumë se times,
duke bërë ecejake
me një hap para
dy hapa pas.
Jo nuk ish kërcim,
as ngjyrë,
as shije,
një tranzicion
shpirti…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s