Poezi nga Mumin Zeqiri

Poezi nga Mumin Zeqiri

 

Të flas me hirë

Këtë natë mugëtire dua të flas me hirë,
zemrën të ta hapi thjeshtë kumt të jap,
se të desha imja dashuri i dehur mbetë,
po digjemi si qiri e koha lavire po na nget.

Floku yt shpupurishur dikur lëshuar në sup,
ndër sy malli ngulitur si statuetë vargëzohet,
pikturuar në kujtime dhe në gjum më ndjek,
ndër hoje ndjenje nën zjarr përherë përvijohet.

Ç’na dhuruan motet rrudhat në ballë flasin,
Ti, i bënë kujdestari kujtesës apo e ke flakur?
Zgjuar e në ëndërr dhe në natë të trishta nën shi,
ta përgëdheli ballin nën zjarr e shtrenjta dashuri!

 

Testament kohe

Bukuri e një idhulli dikur n’sy u përvijua,
se ç’më kapërdisi si rreze dielli në agim,
hojet e shpirtit u përshkuan zjarr ndjenje,
testament i lënë mbeti, simfoni adhurimi.

Po hija e saj një natë nga gjumi më zgjoi,
aty një korb në dritare deklamonte melodi,
përpirë n’mejtim m’përshkuan ethe stinësh,
në vija balli pikturuar m’mbeti relikt kujtimi.

Kohërat udhëtuan e u derdhën ndër mote,
e kënga e dedikuar u ndërpre së kënduari,
mbyll vals ndjenje, pas grilash u vijëzua n’varg,
ajo figurë tipar kameleoni ndër kohëra hingërinë.

 

Psherëtimë bonjakësh
(moderniteti i kohës sonë)

Lutem sëgjalli mos më vritni,
dhe së vdekuri mos më vajtoni,
As dëshirë as ftesë shtruar s’kam dot,
që ta pi lëngun e hidhësisë krah errësire.

Me sy therrori mos më vështroni,
mos ma digjni yllësinë ju natë skëterre,
zvetënuar n’moçal sfilitur re shiu t’më lini,
nën duar përllangë paçavure t’mos m’hidhni.

As dhuratë dëshire, viktimë kurm trishtësie
nuk kërkoj haraç, as njeriu borxh ngarkuar,
nuk kam rrjedhë nga kozmosi ndaj asnjë faj,
po kufomë epshesh shfrenuar i djeguri llastar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s