Poezi nga Nehat JAHIU

Poezi nga Nehat JAHIU

 

…TA SHUAJ KËTË ETJE

Më iku koha, e u dogja, u dogja si një letër
Larguar nga vendi im në një vend tjetër
Malli e dashuria për vendlindjen më mbyti
Larg atdheut seç po më shkulet shpirti.

Jam shumë larg prej diellit e hënës
Prej varrit të babës… e të nënës
Më ka marrë malli për ato fusha e male
Vaji më mbyti, t’i vështroj ato varre.

Sa e sa vjet atdhe jam larguar prej teje
Kur do të vijë një ditë ta shuaj këtë etje
Ah, seç po më digjet shpirti për ty atdhe
Jam përmalluar për tëndin një grusht dhe.

Kaluan vite dhe tani janë bërë shumë
E unë për çdo natë të ëndërroj në gjumë
Ëndërroj atë të ëmblin tëndin gur e dhe
Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se ti atdhe.

Qysh sa vjet jam larg prej arës e konakut
Larg magjes…pragut… dhe oxhakut
Larg e më larg të miave përqafime
Të dhembshurave e të paharruarave kujtime.

Shpirti mbushur plot halle e brenga
Për ty atdhe po më shkulet nga gjoksi zemra
Dalëngadalë larg atdheut po më kalon jeta
E unë në dhe të huaj, o atdheu im mbeta…

 

ATY KU KA LISA E PLISA

Vendi ynë është aty ku ka korije
Ku ka kroje…ku ka diell… e ku ka hije
Atje në korije ku ka shumë lisa
Aty në varret tona ku ka plisa.

Aty ku nuk është shuar pragu
Aty ku dimrit tymos oxhaku
Aty ku këndohen gjithnjë ninulla
Aty ku mblidhen burrat nëpër kulla.

Aty ku ka fusha e aty ku ka male
Aty ku të parët tanë pushojnë në varre
Aty ku me gjak ka ardhur pranvera
Me aromë lirie ka ardhur vdekja.

Aty ku lulëkuqeve erë u marr
Aty ku kanë çelur përmbi varr
Aty ku është dashuria e malli
Ku është derdhur djersa nga balli.

Aty ku kishte breshër me stuhi
Ku me gjak u shkrua në histori
Aty ku në korijen tonë ka lisa
Aty ku në varret tona ka plisa.

 

TA SHOH DIELLIN…

Më ka marrë malli për vëlla e motër
Me nënë e babë të ulem në sofër
Ta ndaj një copë bukë prej misri
Së bashku të jemi në sofër gjithë fisi.

Më ka marrë malli të ulem aty
Bukën me kripë dua ta ngjy
Ta shoh diellin si bën dritë
Ta shoh grurin në arë duke u rritë.

Dua ta ha unë atë bukë të nanës
Kur ta nxjerrë ajo prej magjes
Ta shoh në bjeshkë si rritet lisi
Në ballë të oxhakut si ulet plisi.

Ky është malli im i mërgimtarit
Që po digjem si qiriri i shandanit
Ky është malli im për vëlla e motër
Të ulemi së bashku me një sofër.

 

LARG ATDHEUT

Larg atdheut i shkrumbuar
Larg vendlindjes i larguar
Vitet të kaluan, o vëllai im
Atje larg në të hidhurin mërgim.

Të thonë se ti je ai mërgimtari
Që për atdhe të dogji malli
Shpirti të është bërë shkrumb e hi
Sa shpesh vendlindja të thërret ty.

Të do ty aq shumë mërgimtari
Që po digjet flakë nga malli
Dashurinë atdheu nuk e harron
Me mallin e mërgimtarit të kujton.

Advertisements

2 thoughts on “Poezi nga Nehat JAHIU

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s