Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

REPUBLIKË E ZHGËNJIMIT

Kronikat tona flasin ndryshe sot
në kundërshtim të kohëve
Motet i kryqëzojmë në jargë dhelpre
Imzot
Padronin, sa herë e merr lemza
kambanat heshtin për terrin

të zverdhur në shpirt
lahutës nuk i besojmë më
as kërthizës së tokës amë
në kosh plehrash
hodhëm dritën

hartë e trupit tonë ndryshon
se shpirti na la
s’ka më ideale, as bukë, as ujë
asnjë mendim më
Atdhe – kolltuku ynë, Rrofsh!

 

Ç’ËSHTË MUNGESA JOTE, YNËZOT?
(ose 550 vjet pas)

Pyetja është retorike: e njoh shumë mirë përgjigjen, do thoshte Borges.
Është të ndiesh vështirësi në frymëmarrje,
Të kesh frikë trokëllimën e kuajve t’harlisur në gjoksin tënd
E t’mos kesh guxim t’përballesh me ta, as besimin se mund t’i frenosh,
Është arratisje e tmerrshme nga vetvetja dhe armiqësi e përhershme me unin,
Është të humbasësh kujtesën dhe pikën e drejtpeshimit të tokës në botë,
Të bëhesh i verbër e shurdhmemec kur dikush përdhos shenjtërinë e Arbrit,
Është mungesë e gjakut në trup,
E shpirtit hyjnor dhe e dritës në kohë e hapësirë,
Është të ndiesh në çdo qelizë tmerrin e mynxyrshëm të vdekjes së përditshme!

 

ADAMAH

“Jam shumë e lumtur që të pata pjesë të jetës sime!“

Edeni, është bosh pa ty, njësoj si shpirti im.
Pemë e Jetës sime, je ti,
tjetër nuk dua të Njoh, Evë!

“Hëngra nga Pema në kopsht, Adam!”

Aq më bën. S’heq dorë nga brinja ime,
as nga gjak i gjakut tim, Evë!

“Adam, jam lakuriq!”

Dua lëkurën tënde, Evë,
puthjen prej shenjtoreje
e shikimin tënd re drite!

“Adam, druaj…”

Mund të shkoj larg prej shpirtit tënd?
Pa ty, veç një Adamah jam, Evë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s