Poezi nga Zyrafete Manaj

Poezi nga Zyrafete Manaj
 
 
VDEKJET PIKLLOJNË MITRA*
(Vajzës së vrarë nga dora vrastare në Tiranë, Arjela Murati, studente)
 
Ç’kujton t’i
Emër i harruar,
Bota nuk llogaritet me tru ligësie
E zhurmshëm fatet ndahen,
Se dielli e shkrumbon dashurinë e vrarë siç je T’i.
 
Mos kujto se koha është e jotja
Satrap i veshur me lëkur s’prapthi,
Hëna ta djeg hijen e zezë përnat
Se dryshku i urretjes ta grimcon
– shpirtin deri në vrasje,
I vrari i kohës së pa kohë.
 
Zëri i femrës me shpirtin e lirë
Fluturon qiejve të jetës së amshueshme,
Se hapron mbi rrugën e unit që vetem ajo deshi,
E për këtë ia preve rrugën në mes,
Vdekja e saj pikllon mitra
E shëjta e lloit Ilirian,
 
* Titulli i poezisë është marr nga poezia e Dije Demirit ” Dhëmja e Mitrës”
 
 
 
NË EMËR TË LIRISË
 
Folën shumë për lirinë e saj
U duk se e veshën me rroba nusërie
E i pren petka si në ditë dasmash
Pastaj,
Vallëzuan vallen e burrave.
 
Sa rrejshëm ia falen grimin e lirë.
 
E kapën në duart e veta, atë liri që kujtuan se ia dhanë
U munduan ta krehin, po jo në mënyrën e saj,
Që t’i binte tamam
E veshen me ngjyrën e grisë,
Ylberi thanë është dalje mode.
 
Pastaj trumbetuan, ne jemi të parët
Në përkrahjen tënde
Shkruan në tituj gazetash, e shihni sa demokratë jemi ne
Se t’a falëm lirinë.
 
Jo jo u tha ajo
Unë nuk e kam lirinë pse m’a dhatë ju,
Se petkat e juaja m’i veshet mbrapshtë
Me stilin e baballarve të kohës së cic-micit.
 
E unë mos qofsha unë
Po se vrava kohën e ju
E me ndry friken e qikes
Në shtat palë qelsa, e vetë me i hap portat e diellit
Ja kështu fitohet liria
Sot jam e lirë, me djerset e mia e fitova,
Unë jam unë,
Vet Liria.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s