Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

P O E T I

“Poeti duhet të jetë i dashuruar
Deri në minutën e fundit të jetës”
Tek kjo thënie sot kam qëndruar
Dhe zor se është larg të vërtetës..

E ka thënë një Poeti i madh nga Kili
E ka thënë nobelisti PABLO NERUDA
Se,po ta kish thënë Përparimi,
Kurrizin do t’ia kishit bërë me xhunga.

E ka thënë dhe kështu qe jeta e tij
Mbushur e tëra me dashuri
Nëse shkruaj unë poezi me dashuri
Më thonë:- Ke roitur! Nuk e sheh që je pleqëri.

Pra, mua më”rrahin”,se jam i vogël
Aq sa kurrizin ma bën copë
Sa herë nga “kritikucët” mendja më ka ardhur rrotrull
Dhe akoma nuk “jam rritur” dot.

Dashuria është ndjenja më e bukur
Si një shi i butë që bën veç mirë
Kush dashuron, është ai”fëmija i lumtur”
Që mbet, po kështu, deri në lamtumirë.

 

THEM NDONJËHERË

THem ndonjëherë se sa i lumtur
Do kish qenë njeriu,po të mos kishte mend
Se jetën do ta kalonte”s’ka më bukur”
Dhe jo të hahesh me veten:vend e pa vend!

Se, pa mend, do e kish jetën”ku rafsha-mos u vrafsha”
Dhe jo tërë kohës si me vetgjyqësi
Kjo jetë ca më keq se lufta më gjaka
Kështu është dhe ndryshe nuk ka se si?

Sa mbyll nja hall, tak mbin një tjetër
Dhe dukesh si tërë jetës bredh me vrap
Ç’them, nuk shkruaj kot, se tash jam i vjetër
Jeta i gjen një deti me dallgë.

Det me dallgë që të përfshin batica
Jep e jep baticën të dëbosh.
Sa mendon që qetësohesh(medemek,zbatica)
Nuk ka qetësi: deri në fund do luftosh!

 

MOS THONI!

Mos thoni që ka ikur egërsia nga Shqiperia!
( Se veç në lashtësi Kajni vrau Abelin)
Për fat të keq, është kthyer egërsia
A nuk vramë në’97-tën njëri-tjetrin?

Më keq akoma: a nuk vazhjdojmë të vrasim?
(Vëllai, në Shqipëri, edhe sot vret vëllanë)
Sa kohë që”Kanunin” prapë e kemi “ngjallur”
Unë jam me nerva dhe jam si në alarm.

Vete vret vëllanë qoftë dhe për një rriptokë
Bobo! Këtej nga unë vëllai shtyti gardhin!!!
Me sëpatë apo me plumb në kokë
Dhe para gjyqit zë e bën pishmanin.

Faji, si gjithmonë,pothuaj mbet “jetim”
Xhaketën e fajit askush nuk e vesh
Dersa politikanët i kemi të gjithë biçimë
Grindje e vrasje për ditë,Shqipëri, do kesh.

Dhe nuk ka,me të vërtetë, si të fle i qetë
Kur shoh “Mesjetën” kthyer në SHqipëri.
Shtrohet pyetja: kemi apo nuk kem shtet?
Der kurrë do varroset kjo barabari?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s