Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

Ndër afshe avujsh ndërtue me prush
t’ ruej ty…
Me ngjyrë malli firmos akujt
ethet i fshij me mangë dashnie.

 

Një gllenjkë nga gjiri yt

A t’ kujtohet Kosovë,
kur në shekullin e qorrtë,
na patën dënue me ndarje,
e jo për faj tonë?
Kohë ndarjesh ish.
Prej mungesës tande m’ pat mbetë nji i ftoftë ma tepër,
nji krye i kthyem e sytë me gjak se s’ mujsha me lotue askund për ty,
t’Bukurën e Dheut.
Sall ofshava nën zá robninë tonë.
Nishanxhi të mëdhenj qëlluen,
na ranë mu në aortë.
Unë qaja , por nuk të erdh’ vaji jem, as lutjet e mia.
Me net’ të tana ja kam lut mortjen vetes,
e ti nuk dite se si mbytesha unë.
Ta kam pa dekën në trupin me zemrën e shueme,
e trupi jem vdiste përditë
pa m’i pa kush sytë e shpirtit…
Ishin vite pa datë,
pa histori,
pa identitet.
Sot vi tek ti
me diçka si pranverë vesh,
nji kullë ndërtoj me dashninë tonë.
E pi nji gllenjkë nga gjiri yt
e të dyja bashkë ngremë shkëmbin në cep të synit,
bashkojmë Urën e Shenjtë me mitin e Rozafës,
ndezim qirinjtë e shpresës,
s’jetojmë me fatin në grushtin e tjetërkujt.
Hej Kosovë,
a hiç nuk e ndien dashninë téme?
Kjo kohë nuk asht má si tjerat,
Kosova tash asht edhe e jemja.
Nji lutje kam për të
Duaje veten e ma ke kthye dashninë 100 fish
E dielli ka me m’dal në krahnor
Kostandinët prap’ kanë me e mbajt besën
na,veshim lëkurën e lirisë
pabesinë e bajmë me ndrrue rrugë,
ja bajmë funeralin tradhëtisë
E bashkë i ngjitena malit pa qa se asht i naltë.

 

***

Nuk di si jam…
Me thánë copash,
copat i kam të tana,
me than e shtyj,
askush s’ më shtyn.
Të due aq sa më lejohet
edhe pak ma tej.

 

***

Po pi nji gotë ven,
me imazhin tand.
Kush po t’ pyt ku kam me t’ puth!
Atë që duam duhet ta rrëmbejmë,
si cubi i Migjenit.
Nuk e di nëse kam me t’ taku,
fundja kush e ka pa ndojherë Zotin,
sa janë ata që e adhurojnë e besojnë pa e pa?!
Kur t’ mos flasim ma,
(faji ka me kén i jemi)
krejt qysh jena dashtë
ka me u shkru n’ libër.
Fli i dashtun,
tana fitoret fillojnë
prej fitores mbi veten!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s