Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

FOTOGRAFIA

Mbi kopertinën e fletores së kujtimit
Shkëlqen fotografia si drita e diellit

Burojnë nga brenda shtegut të syrit
Lartësitë dhe hiret e saj të shpirtit

(Ndarja qe e papërballueshme,
Çast i çastit shkreptimë e paharrueshme)

Tani në fletore si lule çelet para meje
Me dashurinë e madhe që lehtëson dhembje

Duke vrapuar pas rash në grackën e emocioneve
Ajo e rrëshqitshme e paarritshme si qielli e pakapshme

Dashuroja heshturazi nën pushtetin që magjeps
Kujdesshëm pa e prishur imazhin e saj
të shtrenjtë e të shenjtë.

 

KUR PERËNDON DIELLI I JETËS

Dëgjomë ti o e kaluara ime
Asnjë çast s’të kam harruar
Unë e di çdo të thotë të jesh i mirë
Por duke kaluar rrugëve të vështira
Pushteti më ka rrëzuar
Kan humbur dhe kam fituar
Duke e kuptuar pa u frikësuar nga asgjë
Se kur perëndon dielli i jetës
Të tjerëve me kohë duhet hapur rrugën.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s