Poezi nga Flora Peçi

Poezi nga Flora Peçi

 

SOT

Sot nuk jam si dje,
dje u lëndova nga fjala jote
ndjeva dhimbje nga zhgënjimi
lotvuajtja pikoi breshëri
drithërimat e zërit nuk janë sot.
Sot jam me buzëqeshje
për të djeshmen e djegur.
Sot shoh njerëzit më mirë se dje
ti ik e mos u kthe e sotmja nuk të njeh,
e djeshmja është djegur
e aty ishe ti.
Sot me zbardhjen e agut
fal buzëqeshje .
Syvezulluese shoh ditën e re
shoh çdo gjë të mirë
vetëm ty jo se ti je dje
e dje e sot
janë dy pole të kundërta.

 

KAM MAGJI

Kam magji,syri im të magjeps,

me buzëqeshjen time të bëj të pendohesh,

me mirësinë time të bëj të qash

Me guximin tim që të shikoj në sy,

ti ul shikimin në tokë

nga rrahjet e zemrës sime

ti drithërohesh,tundesh nga vendi

e di se zgjat buzët të më thuash “Të dua”

Me buzëqeshje të them”Hesht”

është më mirë për ty dhe për mua.

Mos kërko nga yjet të ta plotësojnë dëshirën

të jem në kraharorin tënd si atëherë

jo se unë magjeps edhe yjet me mirësi

mos lut as hënën se të njeh për djallëzi.

Të magjeps,e di,por nuk të lë të më afrohesh,

aromë pranvere mbretëron në shpirtin tim

të magjeps,por nuk të dua o acar

akullnajë e harruar e shkrirë në pranverën time.

Kam magji,por nuk e harxhoj për ty.

 

NUK FAL

Asgjë nuk dua
Mos m’u përgjëro
Dhemb më shumë
Ti nuk mund t’u ikësh mëkateve
Të janë lidhur nyje
Të janë shkrirë poreve
Si hala të moteve të djerra
Dhe nuk të lëshojnë më
M’sa toka gjethin e shkëputur nga era
Ik dhe përgjëroju vetes
Koha ka rrëshqitur
Si uji i rrëmbyeshëm i lumit
Dhe nuk fal…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s