Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Nji minutë heshtje,
në këtë ftyrë dimën bjen brymë,
më jep kohë,
pak frymë boret,
me gjetë nji tjetër unë.
Pendesa andrrash nuk kam ,
veç kthetra mendimesh midis anktheve,
kafaze injorance që mbyllin horizontin e lirisë.
Më jep nji çast, sa me të tregu ftyrën e klaneve,
etjen, dhambët e egërsinave,
vegimin i nji nate t’pa gjumë.
Nesër kanë me u shkrumue fjalët,
e stinë mashtruse shpupurisin retë,
tue lagë çdo rreze të prarueme të diellit tem.
Më jep pak kohë,
veç pak kohë me e shpik nji tjetër unë,
sa me jetu!

 

***

Ditë të vjetra,
rroba të vjetra,
trup i vjetër.

Për me u shkye tuj qeshë
më duhet nji hanë e plotë
trup i ri,
e nji mik i hershëm.

Asht e lehtë me vdekë sot.

 

Narkozë

Trup i mpimë.
Lëkundet në një lisharëse
botë e përtejme ,kohë.
Im shoq më buzëqesh
dikush thërret “zgjohu”.
Dhimbja shpon anë e përtej shpirtin.
Vetëdije.
Humbje.
Drithërima.
Andrra të mjegullta.
“Zgjohu”.
Transfuziohet ndër damar,
jeta,
shpërthen në retinë,
drita
e mendja shkëputet.

Ai buzëqesh ,
“Shko, fëmijët të presin”.

Kush tha që vijmë veç një herë ?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s