Poezi nga Ndue Marku


Poezi nga Ndue Marku

 

KUPTOMENI NDJENJAT, NJERI

Kush e ka kurajon vargjet të mi kritikoj,
Të pakuptimtat vargje,si javet pesimiste..!

Kush ka kurajon, mbrem-neteve
dashnoret e poezive të mia ti ledhatojë,
Mundimin, kush merr ditë-neteve më shi…
Të pi lotet e qirinjëve që digjen për ndjenjat e mia,
Metaforat,figuracionet e nderthurura
Lidhur më nyje hermetike sekrete.
…Ja kam braktisur nates, shtratin e ëmbel,
Ditës,dritaret s’ia kam mbyllur kurrsesi,
Përjetimet,realiteti,zhgenjimet,tradhëtitë…
Ndihmuar më kan motive për të vjedhur.jetes..!

Dora dhe mendja shpesh më janë lodhur,
Gjithsesi edhe lotet s’më kan munguar,trishtimeve
Lexues brilant i vargjeve të mia.

Muzikalitetet e derdhura të frymezimëve
Janë… udhëve,gjurmet duke fshirë njera-tjetres…,
Janë udhëve e stacioneve të njerëzëve që ikin tej,
Janë këtu përmbi telajot e derdhura në vaj,
Ku shprehet lodhja për mbijetesë,
Janë në mua,në thellesinë e shpirtit tim…,
Në koleget e mi që shesin cigare dhe bileta metroshë,
Udheve e kryqëzimeve të botes..!

Frymëzimet e mia janë në largimet,ndarjet,intrigat e jetes,mallet e moskthimeve…
Kudo kam marrë nga një varg,nga një fjalë,
Kudo kam marrë nga një heshtje të përlotur,
Kudo kam marrë nga një rudhë të thellë në ballë,
Si shpërblimë të fatit tim..!

 

NË KUJTIME MË KAN..MBETUR…

Disa kujtime më kan mbetur, varur
si speca të tharë,djegës
Nën strehen e çatisë së banesës time,
E disa tjera kam harruar se ku i kam vëndosur,
Kujtesa më ka harruar, a..mendja më..ka..humbur..?!

Ndjenjat e përlagura tretur..i kam, nën pemen e harreses,
Mirazhet ikin…ikin zvarrë, si breshka të gjakosura
Duke kërkuar rruget e moskthimit..!

Më vjen të qaj për veten kësaj poezie të gjatë mediokre,
T’i bie kokës më grushte,
Përse gjith ky mjerim më zuri kët..ditë?!
Dua t’a gris naten e lagur,
T’i derdh yjet..përdhe, oborrit
Më hënën të bie thëllë në dashuri..ket’..natë.!

Më vjen ndër veshë
lehja e qenit tim të shitur , mundin që e rrita…,kujtoj, Mesimet që i dhashë..!

Më vjen ndër veshë.,
lehja e qenit tim laraman,
Ai,qenë, për mua leh..sigurishtë,
Dhe unë sigurishtë për lehjen e qenit..,vajtoj..!

 

TI JE NJË DIELL QË NGROH…

E bukur e qiellore je ti, e bukura femer,
Tregoje vehten gjithnjë,fluturo hapësirave pa anë,
Në zemren tënde valon dashuria njerëzore,
Mos e shuaj,mbaje ndezur zjarrin humanë..!

Ti..,ti je universaleja,je një galaktikë e pazbuluar ende,
Ti,je një minierë që fsheh brenda vetes, thesare..!

Ti,je një diell që ngroh…
zemrat e ngrira rebele të meshkujve,
Ti,je vetë frymemarrja jetesore..!

Në gjinjt e tu kan thithur qumështin e jtes,
Burrështetas,heronjë,shkencetarë,filozof,poetë,ç’do banorë..,
Në gjinjt e tu,femer e bukur dhe krenare,
Nënë.!

Mbi gjunjt e tu mban banoret e globit,në,preher,
Më të gjitha ngjyrat e harmonive jetesore…!

E bukura qiellore, je ti,nënë,moter,grua,femer,
Je si një minierë që fsheh brenda vetes thesare.!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s