Poezi nga Rudina Papajani Mërkuri

Poezi nga Rudina Papajani Mërkuri

 

KËRKOJ…

Kërkoj…
edhe sikur rruga e përbaltur,
të shfaqet,
edhe sikur litarët e frymrave,
të enden të burgosura afër shpirtit tim.
Sigurisht ke lënë vendin bosh,
ti nuk je i huaj,
loz e qesh në ato cekëtinat e hutuara,
që as djalli nuk të gjen,
je i dashuruar me zemrën e dritares të katit të 8.
Kerkoj nga ti që fjalët e trishta,
ti lidhësh afër një zabeli,
e sqepi i një zogu të kuq ti arratis,
në folenë e greminave të fshehura.
Sigurisht ditët po thyen,
njerzit përplasen,
për t’u ngjizur një ditë.
Natyrisht..Ti ngelesh pranë meje,
arsyeja në malin,
ku lindin mrekullitë….

 

PO FAJIN E KA ZEMRA…

Merre besën time,
gjakun që si shpoti po t’a lëshoj,
sikur gjithë mbrëmjet të pinin,
shkëndi zjarresh do vërgëllojnë.
Merre qelizën time,
diellin që në shpirt po t’a dhuroj,
diku më ke prekur zemrën,
tani as truri s kuvendon.
Po fajin e ka zemra,
ajo zë e sëmbon,
diku është lidhur ora,
tik taku zë e gjëmon.
Mëngjezi duket afër,
ylberi përkarshi,
hapat trokasin te gjaku,
trashje venash pa kufi.
Po fajin e ka zjarri,
thëngjijtë nën mangall,
aty del avulli dhe faji,
prushi djeg matanë…

 

REBELIM NË PAQE…

Përkunde diellin që të rriti,
puthe tokën,
nën afshin e qiellit,
vrapo në mori gjethesh,
që pemët i shkëputën nga gjiri,
nxirri ujërat brenda vetes,
bëhu det,
gëzim dhe dhimbje,
dashuri deri në çmenduri,
livadh çapkën,
që bën ujdi me ëndrat.
Më thuaj kur të pakësohen zogjtë,
nxirr të parat brengat,
që bletët ti largojnë nga hojet,
të rebelojne cmirën,
ditën kur u mohohet prekja…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s