Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Liria e Dashurisë së Vërtetë!

Përqafojnë flladet e pranverës
Mahnitë e miliona luleve që gëlojnë fushave,maleve,brigjeve
Dhe hapësira tej e përteji i hap gjinjtë
Deri dhe fletës në degë duke i dhënë lirinë,mërmërimës ta gëzojë!
Dhe – o Zot!
Një liri kjo e paanë që bredh nga pyjet,njomishtet,malet,lumenjtë
E zbret deri tek monumentet e lashtësisë poshtë në bregdet
Të cilin dielli nga gëzimi nëpër valët që mbi njëratjetrën shëtisin,
Në triliona ngjyra e bën të rregëtijë e xixëllojë!

Edhe unë kur jam me ty,
Ndjej se aty në lëndinën tonë të blertë – nuk jemi vetëm ne të dy!…
Nuk e kuptoj sesi,por edhe më i madh më duket fshati im,vet Bota
Dhe mbushem deri thellë me frymë
Tek shikoj përpara meje të shtrihen kopshtije të gjëra plot frymëzim!
Dhe kur mbrëmjeve më thua:Të dua! Të dua!!Të duaaaa!!!
Më duket se vet yjet,hëna,këtë hymn Lirie – shpirtit thellë ma përfshijnë
E ne aherë si fëmijë biem nëpër tonat magjike lodra,
Duke i ndezur gonxhe hyjnore dashurisë,që habisin edhe vetë Perëndinë!

Dhe kënaqen e qeshen ëndrrat e mia me mua – me ty – me tanit sy!
Puthjet tona buzëve ëmbëlake e vështrimit plot dritë,gëzojnë dhenë!
Dashuria jonë ushqehet mes gjjinjve të Begatë të Lirisë
Se qafuar ne të dy përqafuar jemi nga hapësira e paanë,dhe koha
Ashtu si përrenjtë e Shqipërisë tek zbresin në lodrim gurgulles të paprerë
Qafojnë ëndërrimeve të pafund,gërxhe,suka e të lashtë shkëmbenjë
Duke u dhënë atyre përjetësinë,mes Lirisë së Dashurisë së Vërtetë!

 

Dy fjalë të thjeshta

U lodhëm motra e vëllezër vargut të gjatë e llafazan!…
Sa vite humbëm ne boshllëkut të mërzitëshëm dhe rutinës
Dhe gjithnjë u çlodhëm në dy fjalë të thjeshta në këtë jetë
Që gëzuan rruzullin:
Të falim!
Të duam!

 

ME GRRUSHTIN VULLKAN GODAS FERRIN!…

Godas dhe shemb me grrushtin vullkan
Çdo ndyrësir që ky dhe mban!

Shkallmoj,rrënoj,thërrmoj si shkarp
Çdo gjë që ngrihet pa djers – pa hak!

Shtrrëngoj në gji me zëmrën flak,
Çdo gjë të urtë!
Çdo gjë – të sakt!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s