Krenaria e librit / Tregim nga Enkelejda Pashaj Murataj

Tregim nga Enkelejda Pashaj Murataj 

 

Krenaria e librit

Sot po dëgjohet si shpesh shprehja :E kush ka kohë të lexojë libra sot? E kur unë libri dëgjoj të flitet kështu  më vjen keq, sepse mendoj si mund të largojnë nga vetja mikun e tyre më të mirë?! Ndaj vendosa të udhëtoj me një qilim fluturues nga ato që vetëm brenda faqeve të mia mund ti gjesh. Nuk do të shkoja larg, por rreth e qark qytetit tim. E nisa udhëtimin me një ndjenjë ankthi, zhgënjimi, mosbesimi, por ja dhe unë si puna e mbretit që vishet si njeri i thjeshtë për të mësuar ç’mendon populli për të , vendosa të marr vetë situatën në dorë. Më zunë sytë një dritare të hapur dhe isha në mëdyshje të ulesha aty apo jo? Mendimi se që në fillim duhej ta pranoja realitetin se s’kishte kush kohë të merrej me mua,më ngjethi mishin. E megjithatë u ula ne parvazin e asaj dritareje. Kur ç’të shoh? Në atë dhomë gjendej një bibliotekë madhështore për ta pasur zili. Në çast u ndjeva krenar për vete dhe për tërë ato libra që rrinin të radhitura si nuse të bukura. Sa i kthjellët mu shfaq mendimi se mua akoma më duan, më konsiderojnë rreze dielli për jetën e tyre. Shokët e mi e ndjenë praninë time dhe më uruan mirseardhjen me një miratim koke. U afrova ti takoj nga afër. Rrëshqita dorën mbi to dhe nuk gjeta asnjë grimcë pluhuri harrese.  Teksa kridhesha në përqafimin e tyre ndjeva derën e dhomës që u hap.
-Eja mikja ime. Hyr brenda -po i thoshte zonja e shtëpisë mikes së saj. Më më pyete sa e pasur jam? Dhe unë tu përgjigja:E gjithë pasuria ime ndodhet në këtë dhomë, kam gjithë botën këtu.
Mikja e saj shihte me admirim herë miken e herë bibliotekën.
Ndërsa unë nga aty ku isha strukur mezi prisja të dilja e të thërrisja fort: Mua librin akoma më duan. Unë nuk mund të bëhem kurrë simbol harrese.

All rights reserved

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s