Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

SHKUJDESJE

Shkujdesjen e magjive
zbërtheja!…
Në trupin tënd?…
Derdheshin
kaltërsi dhe shkëmbi
rritej
përgjimeve!…
Tejkalonte
një përgjigje?… Nervozizmi
të një stuhie
i gdhendnin
valët?…
Nuk i afronin as
nuk përmbanin
çiltërsitë!…
I dorëzonin dhe
i rrëzonte
mes gdhëndjeve
gjendte
format artistike të një
pavlefshmërie
i qëndronin
mbi ndjenjat?…
E gurta
moralit dhe shkëmb
thyer
kurrë!… S’do qendroj.

 

TEJKALIM UTOPISH

Unë!… I përkas realitetit të novacioneve
Të përhimta dhe mrekullibërës, njërëzorë.
Këta!… Mbajnë gishta… magnetik,
Këmbë galopant, gjymtyrë… hapësinore.

Sinteza, e gjithë mendimeve krijuese,
Rrotullojnë botën në drejtim të kundërt
Mbi kurse planetare progresive brënda
Dhe jashtë galaktikës duke kërkuar,….
Mrekullitë e pa përfunduara, në formim.

 

REAGIM

Shpërthimeve
diellore
konkuron
në ngrohtësi!…
Rrezet
e shpirtit
në plot mendim
prano!…
Rrezatimin dhe reagimin
e dritës
ta afroj!…
Në plot mundime.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s