Love is blue / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Love is blue

Ty të pëlqen të bëhesh ëndërr,
fshehur pas hënës në mijra vezullime
humbur pas një ylli që zjarrit digjet
tretur e shkrirë në të miat mendime…

Ty të pëlqen të bëhesh dritë,
shkrepje e beftë horizontit tim
përndritje shpirtrave netëve më të errëta
tis i shpërndarë profundit kumt
derdhur kaq ëmbël dejeve lëvrim.

Ty të pëlqen të kthehesh stinë
aty ku çelin të bardhat ngjyra
një fllad i lagësht që fluksin mbledh
një mbrëmje e hershme që fshin çdo gjurmë.

Kaq shumë të pëlqen të bëhesh ajër
frymë nga fryma ime të marrësh
çast fluid endur nëpër mall
dëshirë e kthyer pasionit të marrë
të ndihesh buzësh e të ikësh prapë…!

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s