Kalendari poetik: Gustavo Adolfo Bécquer (1836-1870) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Gustavo Adolfo BÈCQUER

Kalendari poetik: Gustavo Adolfo Bécquer (1836-1870)

Sot, më 17 shkurt, ka datën e lindjes Gustavo Adolfo Bécquer, shkrimtar dhe poet i shquar spanjoll, poezia e tij pati ndikim të fuqishëm në poetët spanjollë që e pasuan si p.sh., Rubén Darío, Antonio Machado, Juan Ramón Jiménez, Rafael Alberti, etj. Ja përzgjedhja ime sot, në datën e lindjes së tij:

GJITHMONË DO TË KETË POEZI

Mos thoni se i doli fundi thesarit,
Se s’kemi ç’themi më dhe lira heshti:
Mund të mos ketë poetë; por gjithmonë
Poezi do të ketë.

Deri sa valë drite puthjesh
Të ndezin zemrën;
Deri sa dielli t’i shqyejë retë
Me zjarr të artë;

Deri sa ajri përqark të sjellë
Kundërmim’ e këngë,
Deri sa në botë të ketë pranverë,
Poezi do të ketë!

Deri sa ende s’ka zbuluar shkenca
Burimin e jetës,
Dhe det e qiell të jetë një humnerë
që s’mund të matet;

Deri sa njerëzimi si gjithmonë
Ecën e s’di ku shkon;
Deri sa për njeriun edhe një e fshehtë të jetë,
Poezi do të ketë!

Deri sa të ndjejmë se shpirti gëzon,
Sado që buza qan;
Edhe kur qajmë pa lot
E sytë na mjegullohen;

Deri sa zemra me trutë
Do të vazhdojnë luftën;
Deri sa të ketë kujtime dhe shpresë,
Poezi do të ketë!

Deri sa sytë të pasqyrojnë,
Sytë që i vështrojnë;
Deri sa buzët t’u përgjigjen me psherëtimë
Buzëve që psherëtijnë,
Deri sa të ndjehen në një puthje
Dy shpirtra që puqen,
Deri sa një femër e bukur të jetë,
Poezi do të ketë!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s