Poezi nga Josif Gegprifti
Kur të dhurova lulekuqen
Kur
Të dhurova
Një lulekuqe,
Mua m’u drodhën duart
Ti u bëre flak e kuqe.
Sytë u mbyllën,
Kur buzët u puthnë
Me zjarrin e dashurisë.
Legjenda e Shën Marenës
Mali i Kozicit
Në fshatin tim të bukur,
Në Podkozhan,
Me piramidat
E Egjyptit më ngjan.
Në majën e këtij mali
Janë të dukshme
Gjurmët e një kali.
Legjenda thotë:-
…Shën Marena,
Ndjeksëve të saj
Për t’u shpëtuar,
Nga kjo majë mali,
Me një kalë të bardhë
Ka fluturuar.
Nga zemra e këtij mali
Burron ujë
I pastër, i kulluar.
***
Nga dashuria
Jeton një dashuri,
Frymon një dashuri,
Puthen buzët me ëmbëlsi.
Si një zog
Dashuria fluturon në dashuri.
Pas erës do shkoj…
Me muzgun po rri në vetmi,
mërzitur, i brengosur e pa fat,
s’do shkruaj më poezi,
si i marrë do bredh rrugëve përnatë.
Pas erës do shkoj kur të fryjë,
me shiun do luaj kur të bjerë.
Për hënën, diellin, tokën e yjet,
le të shkruajnë poetë të tjerë.
Do ndihem i qetë e i rinuar,
do dehem çdo natë me verë,
me kitarrë do këndoj papushuar,
dhe mërzitjen s’do ta shoh asnjëherë.