Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Braktisje…!

Është një orvatje e çuditshme ajo e brendshmja,
që nuk rreshket kurmit,
por krahët shtrin përreth
boshllëkut që ndan hapësirat
ajrit të tendosur
shpirtit asfiksim,
si në nëntë rrathët e padukshëm,
që zbresin shkallareve thellësi
në përtejbotën e eunukëve
pritjes së gjatë
të kafshimit të fundit
kënaqësi.

Është një lodhje e dhimbshme ajo e zhgënjimit,
që dhëmbët shtrëngon fjalës së pathënë
kaotizmit shtjellë në rebuse pemësh
e ngritur obelisk humnerës së trishtimit
një mol i braktisur
kufijve të shkretimit.

Është më shumë se një përhumbje ëmbël
braktisja e mendimit…!

 

Pas’hënës kthyer

A e prekëm ndonjëherë dashurinë
apo thjesht u kthye në çast fluturak
fshehur egos përtypur psherëtimash
fashitur muzgut ku dielli përflak.

Kurora zhgënjimi koretzheve të varura
gjysmë errësirave të pas’hënës kthyer
me flokë të shtrirë pasqyrave të verbuara
misterit dritëhije shfaqur zbehtësisë.

A e prekëm ndonjëherë dashurinë
që ngatërrohej të vetmit imazh fiksuar
heshtjes së Mona Lizës, pikturës së gjallë
reflektuar iluzionit prekur në çdo ikje.

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s