Poezi nga Lola Musliaj Agaj

Poezi nga Lola Musliaj Agaj
 
 
GJYSA EME
 
Un’ e Ti,
Ti e Unë,
qyshse jam rrit
për me mbajt mend,
jena të lidhun nyje un’ e ti.
Emnin tand
e gdhenda në çdo gur
që mbi mu’ e gjuejtën ;
e shkaku ishe ti.
E gdhenda në çdo zhgënjim
sa herë ma kthyen shpinën;
e shkaku ishe ti.
E unë të kam pas thânë
se kjo botë nuk âsht
për asnjanin prej nesh,
se unë mbytem në nji pikë trishtimi
e harroj që s’ mësova kurrë me bâ not,
e ti mundohesh me m’ ngushëllu,
por të shumtën e rasteve
nuk mjafton…
E tash frigohem
se askujt s’kam me i mungu
kur t’ mos jem mâ,
përveç teje,
Gjysa eme,
Poezi !!!
 
 
 
KTHJELLU
 
Koha po më thinjet
ndën flokë e duer,
valle hedh mjegulla
rreth gardhiqeve të mendjes,
kthjellu , bre zemër,
mos rri helmueshëm,
prej motit të lig
mos merr n’ thue !!!
Se dikund
larg prej këtu
frymojnë do fjalë,
që ambël mbështjellin
muret e tua,
gjueje mërzinë
në fundin e liqenit
e atëherë veç pak ke me pritë
se zambakë uji kanë me çilë
për ty e për mue !!!!
 
 
 
VARUN
 
N’ fundin
e natës,
mbet
e varun
dëshira
e zjarrtë
e yjeve
me e shiju
madhështinë
e ditës ,
ndërsa mu
n’ fund
t’ shpirtit,
më mbet
e varun
poezia
e pashkrueme,
që asnjiherë
me e hedh
mbi letër
s’ pata guxim….
 
 
 
TRAFIK
 
Ndër gishtërinjtë e mbërdhirë
kërcet brengat një nga një,
sot një gotë plot Diell
doje t’i jepje shpirtit,
të ngopë etjen e shfrenuar në të.
Volumin e radios çon në maksimum,
të bezdisshmen zhurmë
të thyerjes në grimca,
veshët e tu s’duan të dëgjojnë,
e për dreq t’u derdh ndër duar gota…
 
Sot ,të rënduara rrugët e dhimbjes
nga trafiku , kaluan në tilt,
edhe dhimbjet e tua
aty ishin,të prekshme,
të bllokuara çirreshin në trafik.
Mes shiut të lotëve
e baltës së ndërgjegjeve,
paradë hipokrizia bënte,
me makinë luksoze
falsitetit i jepte gaz moskokëçarëse.
 
Sot, një gotë plot Diell
tentove shpirtit t’i japësh,
për dreq ndër duar t’u derdh gota,
etjen e shfrenuar s’munde ta bësh zap…
 
 
 
SHI VJESHTE
 
Shiu pushoi…
…e un’ asgjâ tjetër
s’kam ndërmend me bâ sot,
veç me gjet nji stol
ku rahatshëm me u ul,
e me prit durueshëm
kthjellimin e qiellës,
prej réve dembele
që s’dijn me u largu.
 
E ndërkohë tu’ prit diellin me dal,
po e prangos vjeshtën e syve t’ mij
në t ‘ tynen thellësi ,
që mos t’ guxojn mâ me m’ besdis,
e n’ atë harresë mungesën e saj,
mos t’ guxoj as unë me ia ndij.
 
Asgjâ tjetër s’pata
ndërmend me bâ sot,
veç me ia fal t’ artat rreze
nji palë syve që mësu janë
me u lag edhe jashtë stine,
prej t’ vazhdueshmit shi vjeshte…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s