Poezi nga Dritan Niklekaj

Poezi nga Dritan Niklekaj

 

KLITHMA DËSHIRASH!!

Ti, edhe ti,
dhe, ti atje,
po po, ti edhe këtu,
ti, je ti,
unë, eh unë !!
Unë të jemë dua,
mbuluar me shikimet e saj,
i varrosur në të sajat buzë,
i gdhëndur në gjoks të saj,
të ndjej rrahjet e zemrës,
në epshet e shkrira,
aty, e ëmbël vdekja!!

Ëndërr që djeg,
dëshirë që vuan,
natë që fshihet në gjinjtë e ditës,
ditë që tretet në kuptimin e vet,
unë ketu!!
Ti atje!!
Të zjarrta gjinjtë e pritjes,
shuhemi në klithma dëshirash !!!

 

VETSHËRIM

Të sëmurë kam fjalën,
dhimbje ndjen në brendësi të vet,
dergjet në shtratin e heshtjes,
në klinikën e shpirtit…
Të thella plagët e kujtimit,
mbështjellë me fashon e mendimeve,
shpresat e shkrira në ëndrra,
kura e fundme e saj,
i fundmi vetshërim !!!

 

NËSE…

Nëse më kerkon,
mes yjesh do më gjesh,
nëse më pret,
pyet vjeshtën,
ku më degdisi stepave të dimrit,
atje do jem,
nëse mund të më gjesh,
para harrimit…

 

INTIMITET

Buzëmbrëmje…
Dëgjohet një kërsitje takash
e ndaloj për një çast …
Vështroj
tej në largësi
tek reflekton një ngjyrë e kuqe,
ato janë buzët e saj…
Ngadalë më afrohet,
fytyra i shëndrit si diell.
Parfumi ,
mbi këmishën e saj,
kundërmon dashuri …
E qeshur ,
e bukur ,
krenaria e qytetit…
Pa të qyteti do ishte një hiç!
E unë ,
pa të do isha askushi…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s