Kalendari poetik: Edna St. Vincent Millay (1892-1950) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Edna St. Vincent MILLAY

Kalendari poetik: Edna St. Vincent Millay (1892-1950)

U lind më 22 shkurt 1892 poetja e njohur amerikane, Edna St. Vincent Millay. Në vitin 1923 ishte femra e tretë që fitonte Çmimin Pulitzer në poezi. Poeti Riçard Wilbur ka thënë për të: ”Si poete, ka shkruar disa nga sonetet më të bukur të shekullit XX.” Nga shqipërimet që kam prej saj, përzgjodha këtë sonet:

DASHURIA NUK ËSHTË E VERBËR (Love is not blind)

S’ësht’e verbër dashuria. Shoh qartë
Shëmti dhe bukuri nuk janë njësoj.
Të metat që ke ti, mirë i dalloj,
Syt’e shqyer, ballë tepër i lartë,

Me qën’i bukur. E di qysh në rini
Ç’është hijeshia dhe s’mund ta harroj
Shëmtimin tënd jam në gjëndje ta dalloj,
S’kam si them të dua në pavdeksi.

Por dashuria ka pushtet krejt tjetër:
“S’ësht’i bukur” kam thënë ndonjëherë
Si të thosha “jo tani, tjetër herë,
S’jam aq e rritur sa të shkruaj letër”.

Dëgjoj plot, për bukurinë të llapin;
Por s’kuptoj, pse kaq rëndësi i japin.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s