Alma Braja poete që skalit filozofi në vargun përplot art / Nga: Safet Hyseni

Alma Braja poete që skalit filozofi në vargun përplot art

 

Nga: Safet Hyseni

Arti s’ka kufij, autori që shkruan ka parasysh fjalën që e hedh në varg, peshën, bukurinë, vetëdijesimin. Fjala kërkon të ëmbëlsoj e dritësoj. Kur them të ëmbëlsoj e kam parasysh shpirtin e të dritësoj mendjen. E bukura të lumturon të jep krah të lazdrohesh duke shijuar të mirat e jetës, e tjetra që nuk duket e bukur por që të detyron të futesh në thellësi të mendjes të nxjerrësh me mija psetë të ndërgjegjëson e ka bukurin e urtësisë e të mençurisë (kjo mbase është më e bukur por shijohet më vonë). E bukura të bënë të ndihesh mirë të buzëqeshësh madje me hapa fluturues e ajo tjetra që bukurin e shtron përmes mëndjes të ndalon të ndaluarën, të keqen e hedh të mirën e mbjell, të drejton udhën me hapa të sigurt.  Poezia është arti hyjnor ku fjala shushurit si gjethet, ka nektar mjalti, aromë lulesh, krah ere, dritë dielli, shkëlqim yjesh… Poeti që përmes vargut ka arrit që këto ti mbjell tek lexuesi, krijuesi, kritika ia ka arrit qëllimit. Arti ka rregulla dhe s’ka rregulla, përderisa s’mund ta fusësh në korniza s’ka as rregulla. Unë jam nga ata që nuk pranoj asnjë rregull, dhe më shumë lexoj ata që thyejnë rregullat. Unë nuk e ndjej që nata të duket e errët njëjtë, as drita të ndriçojë në çdo vend njëjtë. Unë çdo njërit mund t’i them, zgjohu dhe ti në një moment dhe do shohësh atë që nuk shoh unë, unë ndoshta do trishtohem e ti do gëzohesh, kjo është ajo që unë pëlqej tek vargu që lexoj, unë e ndjej në mënyrën time. Sa kam unë të drejtë aq dhe ti, përse ta shoh jetën me sytë tu e jo me sytë e mi, apo e kundërta. Poet është ai që na zbërthen shpirtin, shpirti ka thellësi dëshirash, e mendja thurje që ju nuk do pajtohej përveç me atë që doni ta shihni vet.  Duke lexuar vargje nga Alma Braja, së pari duhet vërtetë ta bind veten se lexoj, lexoj dhe dëgjoj, dëgjojë dhe lexoj. Në këto që them unë bëjë dallim. Unë nuk kërkoj që autori të ndryshoj një presje apo pikë, por e lexoj, më pas nëse nuk më pëlqen e dëgjoj sikur vetë autori ma thotë vargun, e vargu që më bënë të luaj vendit në dëgjim apo lexim e ndjej se jeton, jeton përtej kohës. Nëse përplasesh me vargun në mendime autori ia ka arrit qëllimit, e kur përplasesh kur të del si një shkëmb përpara dhe kërkon udhë, udhë për të kaluar tutje ai ka lënë gjurmë. Por ja që do ngulitet për ty si një kujtim që do ecë me ty, qoftë si e bukur qoftë si dritë, mjafton që ta merr kohën, të bënë të ndihesh mirë apo të mendosh për nesër. Alma Braja është një poete ndryshe, e veçantë do thosha, ajo në çdo poezi merret me fjalën duke i mbështet mendimin. Ajo i thyen rregullat, ecë me një fjalë, të bënë ta ndjekësh, ta zbërthesh. Filozofia e saj është drita e mëndjes dhe shpirti i pafaj. Poezia “E prisja…” është një dialog me tjetrin, me fjalën për fjalën, me peshën e fjalës, fjalën që hap dyer. “Që ishe burim fjalësh, nuk e dije./ Fjalët e pathëna e thanë./ Kjo mjafton për të kuptuar e zbërthyer në mendje për dritësim të mendjes. Kjo është filozofia kur i mençuri nuk vepron kundër së keqes, çartë i thuhet se: “Fjalët e pa thëna u thanë”. Ne të gjithë presim në një kohë që na ka goditur, qoftë shpirtërisht apo në ndërgjegjen tonë, presim nga ata/o që mendojmë se fjala e tyre ka peshë, mund të ndryshojë qoftë fatin vetanak apo kolektivë.   Poezinë e përfundon po aq me mjeshtëri “E prisja…/ Të më japësh një fjalë./ Llavë veshur fjalë./

Alma Braja

Në poezinë tjetër që unë do e quaja “Mos u pikëllo” edhe pse autorja nuk e ka titulluar, ndoshta përse me këtë varg e fillon, sërish kemi të bëjmë me një filozofi kohe. “Kur frynin erërat pemët heshtën, e kur shkuan erërat ato pak gjethe nuk lëvizin.” Kjo filozofi popullore është zbërthyer mjeshtërisht vetëm në pak vargje. Mbase lexuesi do duhet ta zbërthej si të donë por erërat që shkundën atdheun tonë na shpërndan në të katër anët e botës. Kur nuk fole asaj kohe tani ajo thotë: “Duhet të mësohesh me heshtje”. Duke vazhduar,  “Ngadalë,/duhet të presësh erëra të reja”/ të lindin./  Durimi i saj është filozofi me vete, por ajo sërish kërkon urtësi, urtësi dhe qëndresë, qëndresë dhe mësim. Ëndrra shqiptare shëtitet nëpër kohë dhe hapësirë. Në një skaj të botës gdhij agimi e në tjetrin perëndon. Në njërin skaj ëndrra ja zë vendin mendimit e në tjetrin hija bëhet ëndërr. Vargu i saj filozofik e ve edhe shpresën në dilemë. “Në të shkuarën e ardhme është prehur shpresa./ Dhe në gjumë shikon një të ardhme të shkuar.”. E si mos ngatërrohet shpresa kur emocioni ndryshon, dashuria merr dimension lindje e perëndimi. Andaj ajo thotë: “Mos u pikëllo që tani po fle./ E në ëndërr e sipër,/ngatërron të nesërmen./ Por si çdo poet me identitet të ndërtuar Alma bart porosinë e fuqishme: “Mos u pikëllo!/ Do të zgjohet shpresa.”

Tek poezia “Merre veten time”,  unë e quaj kështu mbase as kjo poezi nuk ka titull. Autorja çdo njërit i lejon ta quaj si të donë, arsye është se me shumë e ndan fatin e njëjtë. Për të mos qenë ngarkesë e një tjetri ajo lozë më fjalën, vetveten dhe hijen. Çdo kush e ka hijen e vetë aq të ndjeshme, aq të dashur, aq të emancipuar sa e ka mësuar vetë. Këtë që e thash më parë ajo e bënë shpesh në vargjet e saja prandaj poezinë e saj duhet lexuar, dëgjuar apo më mirë deklamuar. Nëse këto lexuesi nuk mund t’i bëjë le ta lexoj sikur e benë vetë. Alma kërkon të thyej ca rregulla, dhe këtë e bënë duke mos ia lënë fajin askujt por as vetes. Çdo njëri ka hijen e vet që loz me te, ëndërron, dashuron, arratiset kah donë vetë. Është ajo që mendon dhe nuk e zhvesh përpara tjerëve. Autorja merr guximin dhe përplasjet e përditshme që na ndodhin neve ia vesh hijes së saj. “Merre veten time./ E përplase atje./ Sa mund të jenë ato atje, e di?/ Ja ajo si e bënë një thyerje që ne duhet ta marrim dhe t’i gjejmë vend në veten tonë. “Sa mund të jenë ato atje, e di?” në fund të vargut përdor pikëpyetje. Arsyeja është se edhe pse nuk e din ajo nuk dëshiron të lëndoj asnjërin, por sërish thotë se nuk e di vërtetë, këte na e dëshmon vetëm shenja e pikëpyetjes. Kjo është thellësia nga buron përplasja e pjesës më të madhe të mërgatës sonë. “Të di përse fillon një përplasje./ Të di si hija ime do të zhduket,/ e vetes hije,/ e imja hije në një përplasje./” Vargje që kërkojnë psenë dhe në të njëjtën kohë sqarojnë, paralajmërojnë se çdo ditë ka përplasje. Dialogu me hijen e vetë e bënë madhore vetë personalitetin e poetes. Përdorimi i shenjave të pikësimit në mënyrën që na e jep autorja duhet kërkuar dhe zbërthimin e vargut. Me këto vargje por jo vetëm këto Alma tregon se është një autore që di çka thotë, di çka kërkon dhe çka është më kryesorja ajo di të bëjë art dhe të na shtroj porosi të çmuara për jetën dhe të ardhmen. Është poete që çdo here përdorë fjalën e bukur shqipe, varg më plot mendim që depërton në mendje dhe në shpirt. Thjeshtësia e saj, modestia, përdorimi j fjalës në varg madje thellësia e mendimit i japin origjinalitetin. Ajo në një mënyrë tjetër e shpreh dashurin, mallin… ajo është në kërkim të një rruge të re dhe këte e dëshmon në çdo poezi. Nuk rastis të gjesh çka ka lexuar siç bëjnë shumë poet duke përdor fjalë, personazhe të huaja. Të tillë që nuk e ngarkojnë vargun me ndodhi nga leximet, me poet e shkrimtar të mëdhenj dëshmojnë për një origjinalitet dhe janë në gjendje të sfidojnë kohën kudo që ata ndodhen. Mënyra se si shkruan Alma na detyron të themi se është pasuri origjinale.

E prisja…

E prisja të më japësh një fjalë.
Një fjalë.
Si ato që padashur pothuaj
hapin dyer.
E pas dyersh të hapura,
çdokush mund të shikojë.
Që ishe burim fjalësh, nuk e dije.
Fjalët e pathëna e thanë.
Fjalë.
Vullkane veshur fjalë,
shpërthime veshur fjalë,
krijimesh shpërthime.
Ashtu si vijnë tani ato fjalë,
ashtu pa u thënë,
sjellin llavë me vete.
E mendo.
Llavë veshur fjalë.
E prisja…
Të më japësh një fjalë.
Llavë veshur fjalë.

 

—————–

Mos u pikëllo,
nëse erërat janë larguar tashmë nga toka jote.
E pemët,
ato të paktat veshur gjethe,
nuk lëvizin.
Humbën plotësisht erërat.
Ishte një kohë kur flisnin,
ashtu si heshtnin pemët,
kur dëgjonin gjethet të fëshfërisnin.
Tani duhet të mësohesh me heshtje.
Ngadalë,
duhet të presësh erëra të reja
të lindin.
Le të qëndrojmë këtu.
Në të shkuarën e ardhme është prehur shpresa.
Dhe në gjumë shikon një të ardhme të shkuar.
Mos u pikëllo që tani po fle.
E në ëndërr e sipër,
ngatërron të nesërmen.
Mos u pikëllo
Fundja me të djeshmen po e ngatërron.
Humbën plotësisht, në të tashmen,
erërat.
Mos u pikëllo!
Do të zgjohet shpresa.

 

——————–

Merre veten time.
E përplase atje.
Sa mund të jenë ato atje, e di?
Tashmë vetja mund të rendë atje ku nuk ka përplasje.
Më jep një arsye të di përse përplasem.
Vetja kur përplaset,
veten gjen.
Mund të marrësh ti,
hijen e vetes sime?
E më jep një arsye.
Të di përse fillon një përplasje.
Të di si hija ime do të zhduket,
e vetes hije,
e imja hije në një përplasje.
Janë herë që hija flet si vetja.
Sakaq, përplaset hija në një përplasje?
Merre veten time.
Nuk ka hije pa përplasje.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s