Ku shkon botë? Copra jete…Copëza shprese… / Nga Dr. Diana Skrapari

Ku shkon botë? Copra jete…Copëza shprese…

 

Nga Dr. Diana Skrapari

 

Kerubinë me krahë të thyera

Bota ime,

Pse je verbuar?

Pse le dy jetimë

Vetëm sonte,

Në rrugë?

Në ftohtësinë e një qyteti,

Që ka banorë me

Zemra të ngrira,

Dy fëmijë,

Që ecin në rrugë,

Në kërkim

Të një fjalë të ëmbël,

Me sy të larë në lot,

Ti, botë e pabesë,

I vështron ata,

Teksa lotët rrjedhin

Në sytë e tyre.

Shihi mirë,

Ti botë hipokrite,

Që nuk ke shpirt.

Nata, nën vështrimin e yjeve të frikësuar, do të mbyllte shikimin e saj që të mos mbulonte këtë shfaqje horrori në tokë. Dy fëmijë shtrëngonin nofullat e tyre aq shumë sa që mos të nxirrnin nga goja e tyre klithmat e dëshpërimit të zemrës së tyre. Joel dhe Estelle, dy binjakë dymbëdhjetë vjeç u përballën me një provë të rëndë për shpirtrat e tyre të brishtë. Trupat e prindërve të tyre, Jakobi dhe Hannah, ishin para syve të tyre.

-Ata i vranë, pse Joel? Çfarë gjëje të keqe kanë bërë? Ata nuk vranë as një mizë? bërtet Estelle me dhimbje për një humbje që  mund të transformojë një shpirt të ndjeshëm në një humnerë të ftohtë.

Një burrë i veshur me të zeza sipas traditës yiddish iu afrua atyre dhe i lexoi një shënim të vogël të shkruar nga babai i tyre sikur të kishte parashikuar vrasjen e tij dhe atë të gruas së tij.

 

Kthim në Betlehem

Në Betlehem lashë

Shpirtin tim fëminor,

Kur qeshja me gjithë shpirt,

Dhe zemra ime mbushej me lumturi.

Ndihesha gjallë,

Në Betlehem.

Betlehem, unë nuk të kam harruar,

Hapat e mia të para në tokë,

Si njeri me shpirt dhe gjak,

Në tokën tënde, i kam bërë,

Duke thithur këtë ajër të pastër,

Bërtisja me zë të lartë:

“Unë marr frymë, ndjej, jetoj! ”

Edhe nëse një të premte,

Fati im u vulos,

Që trupi im do të kryqëzohej,

Por shpirtin tim,

Ata nuk do ta merrnin,

Ai i përket vetëm Atit tim,

Dhe Ai vendosi,

Se ai do të ishte i lirë,

Për t’u kthyer në Betlehem,

Për të ringjallur shpresën e humbur,

Se kjo botë,

Zinxhirët e skllavërisë,

Do të thyente një ditë.

 

Kthimi në Betlehem

Fëmijët e mi të dashur, unë jam xhaxhai juaj Isak. Vëllai im më paralajmëroi se jeta e tij ishte në rrezik në Aleppo, por ai më kërkoi t’ju shpëtoja dhe t’ju kthej te gjyshja juaj, Maria, nëna e babait  tuaj Jakob. Lotët e saj janë tharë kur Jakobi u rrëmbye. Ne pamë kudo dhe gjetëm një fotografi “Mjeku i vetëm që u shërben të varfërve të Aleppos”. Ishte Jakobi ynë! Ishim të gëzuar që Jakobi ishte ende gjallë. Ai i shërbeu me përkushtim njerëzve, njerëzve në nevojë sepse ne njerëzit, ne nuk jemi të ndryshëm edhe nëse jemi muslimanë, të krishterë apo hebrenjë. Të gjithë jemi bijë të Adamit dhe Evës, bijtë e Isakut dhe Ishmaelit, të dy vëllezërve. Ne jemi qytetarë të një bote në të cilën ne duhet të kultivojmë dashuri për njëri-tjetrin dhe dëshira ime është që Shalom, Salam, fjala paqe të ushtojë kudo në të gjithë botën!

 

Kthim në parajsën e fëmijërisë së njerëzimit

Dua të kthehem në Betlehem,

Në fëmijërinë time të lumtur,

Kur vrapoja i lirë

Në fusha,

Dhe shpirti im fluturonte larg,

Për t’u bashkuar me erën,

Ora e kësaj bote është e prishur, por të gjithë ne.

Mund të bëjmë më të mirën,

Për ta bërë atë të funksionojë si më parë.

Kjo është bota ime! Kthehu në fëmijërinë tënde, në pafajësinë tënde!

Bëhu një fëmijë përsëri! Mëso të ecësh me kujdes, mendo me shpirtin tënd të pastër prej fëmije dhe rritu për të siguruar ditë më të mira për brezat e ardhshëm!

Në atë moment mund të thuash, “Ja ku jam!”

Kthim në Betlehem!

U ktheva përsëri aty ku fillova jetën!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s